STERILITETI ME QËLLIM DHE SPIRALJA PËR MOSSHTATZËNI
Cili është mendimi i sheriatit në lidhje me sterilitetin me qëllim dhe vendosjen e spirales.
Përgjigje: Haram, haram, haram, dhe ky është mendim unanim i të gjithë ekspertëve jurist islam, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat, pos nëse është në pyetje (konstatohet) dëmtimi i vet mitrës së femrës, sepse dituria e mjekut nuk është si dituria e Allahut, femra nuk është mjet mekanik. Mjekët asnjëherë nuk munden me ditë se kur Allahu mund t’ia rikthej shëndetin.
Ai i cili furnizon me fëmijë, mund t’i merr të gjithë ata (të vdesin) dhe njeriu ka nevojë për fëmijë përsëri.
Ndodh që femra lind dy apo tri herë por me operacion nga barku, pastaj ne mendojmë se nëse edhe njëherë lind i kanoset rreziku i vdekjes, e për këtë arsye nevojitet me ndërhy në mitër me vendos spiralen.
Përgjigje: Shejh Shaëraviju, prapëseprapë qëndron kategorik në mendimin e tij dhe thotë: Kjo është sipas llogarive tua, ndërsa Krijuesi i ka llogaritë e tij mbi tuat, dhe ti nuk ke kompetenca aty.
Kështu është përgjigjur në këtë pyetje e cila ka rëndësi të madhe dhe që është serioze.
Pyetje: po si të lejohet abortimi kur është në pyetje shëndeti i shtatzënës ndërsa nuk lejohet steriliteti me qëllim, kur është e mundur që nëse edhe njëherë jetë shtatzënë i dëmtohet shëndeti?
Përgjigje: Dëmtimi, rreziku i shëndetit te shtatzëna është e sigurt ndërsa për atë se çka ndodhë në të ardhmen (nëse jetë shtatzënë) është në diturin e Allahut, dhe është çështje e Allahut, e ti nuk ke njohuri për të, me fjalë tjera nuk është çështje e jotja.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”