ABORTIMI SIPAS MJEKËSISË DHE FESË
Pyetje: Cili është mendimi i Islamit për abortimin?
Përgjigjja: Asnjëherë nuk lejohet, pos nëse është çështja e cila ndërlidhet më shëndetin e shtatzënës.
Ka mjete tjera për mosshtatzëni, p.sh. mos ejakulimi i mashkullit në mitër (tërheqja e organit mashkullor para ejakulimit). Pra, për këtë ka të drejtë, pasi që pajtohesh me bashkëshorten.
Dhe çka tjetër është e pranuar në abortim?
Patjetër duhet të jetë para 120 ditëve të shtatzënisë, sepse para kësaj kohe nuk ka depërtua shpirti në embrion.
Shejh Shaëraviju sqaron çështjen se dijetarët e kanë lejuar abortimin në 120 ditët e para të shtatzënisë, pra, para se me i ardhur shpirti fëmijës.
Këtë e argumenton me hadithin e Muhamedit a.s. të cilin e transmeton Ibn Mes’udi: “Çdo njeri formësohet në barkun e nënës së tij, kështu: nutfetun (gjak i ngjizur) 40 ditë, pastaj alekatun (copë mishi), pastaj mudgatun (eshtra të mbuluara me mish), pastaj e dërgon një melek, i cili e frymon me shpirt.”
Pyetje: A nuk do të thotë se abortimi para 120 ditëve është krim për embrionin?
Shejh Shaëraviju përgjigjet: Për këtë shikojmë nëse njeriut i bëhet padrejtësi në trupin e tij, apo në të si njeri. Njeri me trup është njeriu i cili vetëm quhet njeri, ndërsa njeri i vërtetë bëhet vetëm pas 120 ditëve, kurse para 120 ditëve është paranjeri, apo përgatitja për njeri.
Në këtë Shejh Shaëraviju argumentohet me lavrat e bletës. Ai thotë:
Lavrat e bletës, unë atyre u them lavra. Pra unë nëse e vendosi lavrën për t’u bë bletë, mirëpo a është me të vërtet bletë, natyrisht se jo.
Pyetje: Mirëpo, shuarja e jetës së diçkaje a nuk është haram?
Përgjigje: Kur ti i thyen lavrat e bletës, a do të thotë se ti ke bërë krim ndaj bletës?
Pyetje: Pra, kjo do të thotë se nuk ka ndërlidhje shpirti me lëvizjen trupore …
Përgjigje: Shpirt i njeriut do të thotë atëherë kur njeriu funksionon me të gjitha pjesët e trupit të tij, sikurse kafsha, mirëpo pastaj më nuk është kafshë. Lepuri i cili me konstruktin e tij është i përafërt me njeriun, ai nuk është njeri, sepse meleku nuk e ka frymëzua me shpirt për të qenë njeri, ndërsa tjetri trupi kur meleku e frymëzon me shpirt bëhet njeri, sepse ai ka cilësinë e intelektit, mendjes dhe mësimit, ai ka cilësi mbi epshin.
Shejhu na sjell rregull të fortë shkencore: Të gjitha çështjet që rriten dhe zhvillohen si bimët, po ashtu edhe gjallesat tjera pos njeriut, detyra e tyre është instinkti dhe nuk ka të bëjë mendja me ta, njeriu me mendjen e tij zgjedh çështjet, ndërsa zhvillimi i bimëve dhe gjallesave jo.
Imami i mirënjohur na jep edhe dispozitë të sheriatit dhe fetva të rëndësishme dhe shumë serioze kur thotë: Abortimi assesi nuk lejohet pos nëse është në pyetje shëndeti i femrës(nënës). Ndërsa siç vërteton Shejhu i mirënjohur se gjallesat dhe bimët tjera nuk e kanë funksionin e zgjedhjes.
Nëse i mëshon maces, ajo nuk të përgjigjet, ajo e ka vetëm një funksion me bë “miau”, ndërsa sa i përket njeriut ai është i konstruktuar me i zgjedh çështjet, e kjo është si rezultat i trurit të mendjes.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”