VEZORJA E FEMRËS

VEZORJA E FEMRËS

Cili është roli i femrës në procesin seksual?

Kur ia parashtruam këtë pyetje Shejh Shaëravijut tha:

Kam lexuar një punim shkencorë të ri në lidhje me vezoren e femrës gjatë kontaktit martesorë në lidhje me atë se çfarë roli ka në formim të embrionit apo nuk ka fare.

Pastaj foli për përzierjen dhe formimin e embrionit, kur të bashkëdyzohen mashkullori (x y) dhe femërori (vezorja) (x x), dhe tha se, sperma e femrës – vezorja e saj nuk është prodhuese e embrionit por prodhues është sperma – mashkullori i mashkullit.

Për këtë arsye edhe Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe ka bërë prej tij dy gjinitë: mashkullin dhe femrën.” Pra, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “prej tij” (gj.m.) e nuk ka thënë “prej saj” (gj.f.).

Ndërsa në lidhje me vezoren e femrës, Imami i nderuar thotë: Vezorja (sperma e femrës) është indiferente – jo aktive në shtatzëni, pra jo parësore. Pastaj, vazhdon e thotë: Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur mashkulli derdhet para femrës, foshnja i ngjason atij, ndërsa nëse femra derdhet para mashkullit, i ngjason asaj.” Këtë pikë Shaëraviju e sqaron kur thotë: Nuk thuhet pra nuk është qëllimi kush derdhet përpara, mashkulli apo femra, por ka për qëllim formimin e embrionit prej x y ose x x.

Ky shpjegim dhe arsyetim biologjik dhe medicinal është i shkëlqyeshëm.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s