SHPIRTI I NJERIUT DHE LËVIZJA E GJALLESAVE

SHPIRTI I NJERIUT DHE LËVIZJA E GJALLESAVE

Çka është shpirti dhe kur depërton në embrion?

Këtë pyetje ia kanë bërë Muhamedit a.s., ndërsa atij i është thënë prej Allahut: “Thuaj: Shpirti është prej çështjeve të Zotit, e juve u është dhënë vetëm pak dituri.”

Mbetet çështja e pazgjidhur sepse nuk ka mënyrë, e cila përkufizon shpirtin, mirëpo vetëm e kuptojmë në bazë të ekzistimit në gjallesë apo në trup i cili ka shpirt. Edhe në botën fizike, ka shumë çështje të cilat edhe me eksperiencën tonë nuk mundemi me i definua, por i njohim vetëm në bazë të dukurisë së tyre. P.sh. ti deri më sot nuk mundesh ta përkufizosh dritën e rrymës elektrike, por e di vetëm në bazë të asaj se bën dritë.

Pyetja: Zhvillimi a është argument i ekzistimit të Shpirtit?

I nderuari Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Jo, kurrsesi jo. Kjo është një përzierje e çështjes, sepse ato e konsiderojnë çdo gjë që rritet e zhvillohet, por nuk kanë shpirt, edhe pse kanë jetë. Pra jeta ekziston në bimë edhe pse në to nuk ka shpirt, megjithatë, ato rriten dhe zhvillohen.

Po si qëndron shpirti në kafshë?

Kur ia parashtruam këtë pyetje Muhamed Muteveli Shaëravijut, u përgjigj:

Mos thuaj se në kafshë ka shpirt. Sepse edhe pse ka zhvillim dhe gjallëri të kafshëve, gjallëria në to është i ngjashëm me gjallërinë e bimëve, e kjo do të thotë gjallëria e bimëve nga poshtë lartë (vertikalisht). Pra, në to ka zhvillim, lëvizje dhe çështje tjera me të cilat e kuptojmë se bimët janë të gjalla. Po lulja e plastikës a thahet, jo sepse në të nuk ka jetë, e, prej specifikës së lules natyrale është se ajo thahet, e kjo dëshmon se në të ka jetë (gjallëri).

Këtë e sqaron Shejh Shaëraviju edhe më shumë kur thotë:

Njerëzit mundohen, me fjalë tjera, dëshirojnë të thonë se: “jeta është shpirt.” Jo nuk është ashtu. Duhet të bëhet dallimi mes jetës dhe shpirtit.

Ka dallim të madh në mes të jetës dhe gjallërisë së kafshëve dhe jetës dhe gjallërisë së bimëve.

Pyetje: Po cila është gjallëria e kafshëve?

Përgjigje: Është zhvillimi dhe gjallëria e embrionit në 120 ditët e para të shtatzënisë.

Kjo është jeta, pas së cilës Muhamedi a.s. ka thënë (se pas 120 ditëve) pastaj Allahu i dërgon një melek dhe e frymon me shpirt.

Ky është shpirti i njeriut, shpirti i cili depërton apo vendoset në embrion pas 120 ditëve të shtatzënisë, mirëpo, para kësaj ka pas zhvillim dhe rritje por nuk ka pas shpirt në të.

Pyetje: Cilat janë dukuritë apo shenjat e shpirtit në trup?

Përgjigjja: Lëvizjet dhe zhvillimi, e pastaj i vjen njeriut shpirti dhe logjika. Kur shtatzënia ndien lëvizjet e foshnjës në trupin (barkun) e saj, mund të themi se në embrion është vendos shpirti? Jo, kurrsesi jo. Aty është zhvillimi i gjallesës.

Dukuritë e shpirtit të njeriut kuptohen, apo me fjalë të tjera, është specifika e logjikës. Kjo është specifika e shpirtit të njeriut, gjë e cila nuk është te kafshët.

Pastaj Imami i mirënjohur shton:

Pjesët organike të lepurit janë të ngjashme me të njeriut, cili është dallimi në mes tyre?

Dallimi mes njeriut dhe lepurit është mendja dhe logjika. Imami i njohur thotë: Unë kam mundësi ta mësoj majmunin, pra ai merr diturinë prej meje, mirëpo ai nuk mund t’ia përcjell tjetrit majmun atë që e mëson, dhe nuk mund ta trashëgoj diturinë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s