SI E TREGON VAJZA DËSHIRËN E SAJ PËR MARTESË

SI E TREGON VAJZA DËSHIRËN E SAJ PËR MARTESË

Si ia shpreh vajza prindit të saj dëshirën për martesë?

Përgjigje: Disa kanë thënë indirekt, të tjerët direkt. Për këtë arsye Kujdestari i Shtëpisë duhet me qenë i mençur edhe i kujdesshëm. Pse kur i ka thënë vajza e Shuajbit babës së saj: “O Prindi im, shpërbleje atë.” E ka kuptuar qëllimin e shprehjes së saj, dhe menjëherë ka thënë Musës a.s.: “Vërtet, unë dëshiroj që të të martoj me njërën prej këtyre dy vajzave të mia.”

Femra pa marrë parasysh a është beqaresh apo e vejë, e drejt e saj është që vet ta zgjedh bashkëshortin e saj.

Në koleksionin e Nesaiut, transmetohet nga Ajshja r.a. se si një grua është ankuar te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. për atë se prindi i saj e ka martuar me djalin e vëllait të tij pa dëshirën e saj. Ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. i ka thënë asaj: “Ke të drejtë ta pranosh, ke të drejtë të mos e pranosh”, ndërsa ajo i përgjigjet: O i Dërguar, po e pranoj ashtu siç ka dashur prindi im, por unë desha që ta dinë femrat se nuk kanë të drejtë prindërit t’u imponojnë atyre diçka.

Në Sahihun e Muslimit, Sunenin e Ebi Davudit, Tirmidhiut, Nesaiun dhe në Muveta, transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “E veja ka përparësi për veten e saj ndaj kujdestarit të saj, ndërsa beqarja kërkon leje prej kujdestarit për veten e saj.”

Transmeton Ebi Hurejrete r.a. se pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk martohet e veja derisa të thotë: Po – haptazi, ndërsa nuk martohet beqaresha derisa të kërkohet leje prej saj.”

Sarhasiu në librin “El Mebsut” tregon se Ebu Bekri r.a. e ka martuar vajzën e saj Ajshen r.a. me të dërguarin e Allahut s.a.v.s. pa arritur moshën e pjekurisë, mirëpo kur ka arritur moshën e pjekurisë, nuk i është lënë hapësirë që ajo me pranua apo mos me pranua martesën, ndërsa po të kishte qenë e rritur, do të kishte zgjedhur ashtu qysh kanë pasur të drejtë të zgjedhin kur ka zbritur ajeti i të drejtës për zgjedhje.” Shiko librin “Mebsut”, fq. 214

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s