MBAJTJA E QENVE

MBAJTJA E QENVE

Familjet moderne edhe gjysmë moderne mbajnë qenë në shtëpi dhe përkujdesen për ta, dhe qëllimi i mbajtjes së tyre është për dëfrim, lojë dhe zbavitje. Ndërsa në “Ether” është gjurma prej Haditheve me zinxhirë të fortë se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Mos mëkatoni ashtu qysh kanë mëkatuar jehudët duke lejuar atë çka e ka ndaluar Allahu me kafshët e imta (qentë).”

Transmeton Ibn Beta në librin “Ibtalul Hijel”, fq.24, Senedi i mirë. Kështu mendon edhe Ibn Tejmije dhe Ibn Kethiri.

Kur iu është parashtruar kjo çështje, Shaëraviju është përgjigjur:

Është e ndaluar për t’i mbajtur të gjitha llojet e qenve, përpos qenit të gjuetisë dhe ruajtës, por edhe ata mbahen jashtë shtëpisë.

Muhamedi a.s. ka thënë:

“Më ka ardhur Xhibrili a.s. dhe më ka thënë: Erdha dje te ti, por nuk hyra, pasi që te dera e shtëpisë pashë skulpturë njeriu dhe po ashtu skulptura tjera, dhe po ashtu në shtëpi ishte një qenë, pra urdhëro që skulptura e njeriut të thyhet dhe të bëhet pluhur, dhe urdhëro që të largojnë qenin prej shtëpie se ne (melekët) nuk hyjmë në shtëpi ku ka qenë dhe skulptura.

Dhe kur shkon, sheh një qen (Xhurvun) i Hasanit dhe Husejnit, që e kishin pasur te jastëku i tyre [pra nën dyshekun (krevatin) e tyre], dhe i thotë: “Oj Aijshe, por kur ka hy ky qen këtu? Aijshja i thotë: Për Zotin nuk e di. Menjëherë ka urdhërua që të hiqet prej aty, pastaj ka marrë ujë dhe me dorën e tij e ka pastruar atë vend.” (Hadith Sahihë, Mutefikun alejhi)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s