A PASTROHET LAPËRDHARI ME EKZEKUTIMIN E TIJ

A PASTROHET LAPËRDHARI ME EKZEKUTIMIN E TIJ

Cili është dënimi i prostitucionit, i cili pastron prostitutin?

Dallon dënimi i prostitucionit varësisht prej individit.

Nëse prostituti është i pamartuar, pra ai i cili asnjëherë nuk ka pas bashkëshorte, dënohet me njëqind të rëna dhe internim një vit. Edhe e pamartuara dënohet njësoj, për dallim nga i pamartuari, e pamartuara nuk internohet një vit nëse internimi i saj shkakton pasoja më të mëdha. Për këtë Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Prostitutën dhe prostitutin dënojeni secilin prej tyre me nga njëqind të rëna.”

Argument tjetër për këtë kemi thënien e Omerit r.a. se “Muhamedi a.s. i ka dënuar me njëqind të rëna dhe i ka internuar. Po ashtu Ebu Bekri r.a. i ka dënuar me njëqind të rëna dhe i ka internuar. Kështu ka vazhduar edhe Omeri r.a., i ka dënuar me njëqind të rëna dhe i ka internuar.” (Buhariju)

Nëse prostitucioni është prej të martuarit, ose prej të martuarës, dënohet me gurëzim deri në vdekje.

Kjo nga shkaku se ajeti është lexuar, por pastaj është shfuqizuar të shkruarit dhe ka mbetur ligji: “I martuari dhe e martuara nëse bëjnë prostitucion, atëherë dënoni me gurëzim deri në vdekje, si ndëshkim prej Allahut. Allahu është i fuqishëm, i urtë.”

Po ashtu argument kemi se, Muhamedi a.s. i ka gurëzuar Gamidijën dhe Maizin, pra ashtu i ka dënuar dy jehuditë. Këto argumente të haditheve janë të vërtetuar në hadithe Sahihë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s