ÇKA THOTË ISLAMI PËR MISHIN E KAFSHËS SË ÇMENDUR?
“Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, ajo që furet, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë), ajo që është therur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut.” (El Maide, 3)
Imami i mirënjohur, Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:
Në supermarket jehudët e hanë trurin e viçit, me fjalë tjera, pasi që ta humbin vetëdijen dhe të bien për toke. Ata nuk munden me pre, për shkak se janë të fuqishme, për këtë arsye i mëshojnë në tru për ta dobësuar, për t’ia humbur baraspeshën, që me ra në tokë, e pastaj me lehtësi e prenë, e pastaj e hanë atë mish.
Por, për ne, na mjafton që ata nuk e përmendin emrin e Allahut kur e prenë.
Koment:
Disa kafshë të egra nuk mund ta bindin gjininë femërore të llojit të tyre, që me to vullnetarisht të kontaktojnë seksualisht, për këtë arsye ato me brirët e mprehtë të tyre i detyrojnë ato që të dorëzohen dhe vetëm me dhunë mund të bëjnë marrëdhënie seksuale. Veterinarët këtë kontakt seksual e quajnë “Arma e seksualitetit”.
Duhet të dallojmë këtë, sepse nuk është njëjtë marrëdhënia seksuale te kafshët dhe te njeriu, sepse njeriu kënaqet seksualisht atëherë kur kontakti bëhet me pëlqimin e dy palëve. Për këtë arsye ai kontakt seksual shton bukurinë, kënaqësinë dhe lumturinë e të dyja palëve.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”