SHKAQET DHE SPROVAT

SHKAQET DHE SPROVAT

A ka ndonjë sprovë e cila i prishë shkaqet për ta sprovuar jetën?

Në lidhje me këtë Shejh Shaëraviju thotë:

Të konsiderojmë se toka është tharë, të konsiderojmë se bimët e arës tënde janë sëmurë prej ndonjë sëmundje, pra duhet që të mos shikosh vetëm ndonjë shkak prej shkaqeve.

Pjesët e trupit punojnë ndërsa zemrat e besimtarëve mbështeten në Allahun krijues të shkaqeve. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar njerëzve të cilët kanë mbjell, i kanë ujitë të mbjellat e janë bë fryte, pak para se me i mbledh frytet i rrok ndonjë sëmundje dhe s’mbetet asgjë. Çka dëshiron që Allahu të tregoj me këtë?

Allahu dëshiron të tregoj, mos me u bazua vetëm në shkaqe.

Kjo çështje shihet në librin fisnik ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe kush i frikohet Allahut, i bënë rrugëdalje, dhe e furnizon nga aty ku nuk llogaritë fare”. Për mos me mendua se furnizimi vjen vetëm nëpërmjet angazhimit tënd.

Njeriu asnjëherë nuk nevojitet të mbështetet vetëm në shkaqet, kjo për shkak të sigurimit prej sprovave në shkaqe. Atëherë kur ta dish se pas shkaqeve është Krijuesi i shkaqeve i cili në të njëjtën kohë jep dhe furnizon pa shkaqe dhe furnizon nga aty ku njeriu nuk llogaritë fare, njeriu ka fitua fuqinë e imanin kulminant, fuqia e imanit në Krijuesin e shkaqeve i cili kur dëshiron të jep, jep furnizim edhe pa shkaqe.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s