MUËXHIZJA DHE KERAMETI

MUËXHIZJA DHE KERAMETI

Shejh Shaëraviju thotë:

Zoti i Lartmadhëruar dëshiron që ne të besojmë në ligjet e jashtëzakonshme, që do të thotë me besuar në mundësinë e ndodhisë së tyre. Pasi që çështja është në fuqinë e Tij, atëherë edhe ato ndodhin, ndërsa sa i përket ndodhisë së muëxhizës askush nuk ka të drejtë të thotë se si iu është dhënë kjo muexhize për me besua tjetri në të.

Shejh Shaëraviju pretendon:

Ai i cili sheh muëxhize ajo është argument për të, dhe kur të lajmëron për të ai i beson në bazë të vetëbesimit në të. Sipas Shejh Shaëravijut muëxhizja është një shkallë më e lartë se kerameti, bile është shkalla më e lartë e kerametit.

Dikush mund të pyet: Pse Allahu nuk e ka dallua Muhamedin a.s. me muëxhize shqisore, ashtu siç i ka dallua pejgamberët tjerë. Në i kundërpërgjigjemi: Po iu është dhënë, por gjatë tërë jetës së tij i janë dhënë pak muëxhize të tilla, nëse ti u beson. Kjo është mirë për ty, nëse jo, hulumto për vërtetësinë e tyre. Muëxhizet shqisore janë argument për atë i cili prezanton drejtpërsëdrejti në ato raste, ndërsa ai i cili nuk i ka parë për të është mirë me u besua.

Ka mjaftua pak ushqim i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. me u ngopë shumë e shumë njerëz, kush ka prezantua në atë ushqim është argument për ta.

Kështu themi edhe për kerametet janë ndodhi për ata të cilët i shohin drejtpërdrejtë. Nëse ndonjëri të tregon për kerametin e ndonjërit për të cilën ka lexuar apo ka dëgjuar, për ty nuk kërkohet me thënë është e vërtetë apo nuk është e vërtetë, sepse ajo nuk është e dedikuar për ty. Për ty është e dedikuar vetëm kerameti të cilën e sheh ti me sy drejtpërsëdrejti për me ta forcua Imanin.

Pra kerameti është për këtë arsye, disa prej njerëzve e pranojnë me tallje, disa tjerë me bindje të fortë, kush beson me bindje të fortë, ajo muëxhize është për atë vetë, i cili e ka parë, ndërsa ti i cili nuk e ke parë me sy je i lirë me besua ose mos me besua. Ti je jashtë kësaj kornize.

Kerameti është argument për atë që e ka pa ndërsa Kur’ani është argument për të gjithë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s