KRIJIMI PREJ ASGJËJE
Zoti i Lartmadhëruar në hapësirën e kosmosit (gjithësisë) ka parapa shkaqet të cilat janë të ndërlidhura fort me shkaktuesin nga këtu, ligjet në natyrë dhe natyrshmëria përputhen dhe janë në harmoni në sendet që ekzistojnë dhe e konkretizojnë njëra-tjetrën, vetëm se dëshira e Allahut dhe fuqia e Tij absolute nuk varen nga këto shkaqet, çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me këtë:
Imami i mirënjohur thotë:
Çdo gjë që ekziston e ka krijuar Allahu, dhe për të ka parapa shkak, mirëpo është e pamundur që shkaqet të cilat i ka krijuar Allahu me qenë pengesë për dëshirën e Allahut të Lartmadhëruar. Nga këtu, edhe pse ekzistojnë shkaqet në shumicën e rasteve shohim ndodhi dhe ngjarje të cilat ndodhin në kundërshtim me shkaqet. Me fuqinë e Tij absolute Allahu i jep sundim një njeriu dhe ai e largon nga fronti tjetrin i cili ka fuqi pushtet edhe pse i ka shkaqet e fuqisë dhe sundimit, mirëpo të gjitha ato paralizohen dhe zhduken para fuqisë absolute të Allahut.
Allahu ka vendos ligjet mbi të cilat bazohet gjithësia, mirëpo këto ligje nuk munden me qenë barrierë për fuqinë e Tij absolute. Dëshira e Allahut është mbi të gjitha ligjet. Dëshira e Allahut është e pandryshueshme, ajo gjithmonë ekziston dhe gjithmonë është aktive, për me u fitua e drejta dhe me dështua e padrejta.
Pasi që shkaqet janë të krijuara, atëherë çështjet e krijuara nuk munden me qenë barrierë e Krijuesit.
Allahu i Lartmadhëruar i hap derën e furnizimit një njeriu dhe i jep shumëfish nga ajo që ka punuar, ndërsa tjetrit ia ngushton derën e furnizimit dhe fiton pak edhe pse angazhohet, lodhet dhe punon për së tepërmi, kjo ndodh para syve dhe parashikimeve tona.
Pra, edhe pse ne shkojmë sipas shkaqeve prapëseprapë nuk duhet harruar fuqinë absolute të Allahut. Nuk duhet të na mashtrojnë shkaqet sado që ato shkaqe na japin furnizim.
Herët është thënë: Sa e sa punëtorë kanë mbet të fikur.
Urtësia e Allahut ka përcaktua që dëshira e Tij absolute me qenë mbi shkaqet, sepse sa herë që njeriu është bazua vetëm në shkaqet ai është largu nga rruga e Allahut të Lartmadhëruar sepse ai shkaqet i ka marrë si Zot dhe ka adhurua rezultatin e shkaqeve e jo shkak Krijuesin.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”