PËRMBAJTJA E PLANPROGRAMIT DHE VËSHTIRËSIA E OBLIGIMEVE

PËRMBAJTJA E PLANPROGRAMIT DHE VËSHTIRËSIA E OBLIGIMEVE

Sëmundjet e njerëzve si ato shëruese ashtu edhe ato të pashërueshme janë si rezultat i mospërmbajtes së tij rregullave apo ligjit të jetës.

Sepse ai dëshiron shfrenim, dëfrim dhe liri shtazarake edhe pse përmbajtja në rrugën e Allahut është në dobi të tij, sepse Shejtani qarkullon së bashku me qarkullimin e tij në trupin e tij. Çdo shpallje prej qiellit ka zbritur me obligime dhe çdo obligim nga qielli është për dobi të njeriut, pra mirësi nga qielli për shërimin e zemrës dhe qetësinë e shpirtit, mirëpo njeriu mendon se obligimet ia ngushtojnë dhe ia kufizojnë jetën e tij mirëpo përkundrazi çdo gjë çka ka ardhur prej pejgamberit është vërtetuar humanitet dhe se ato janë në dobi të njeriut, dhe ku humb i humburi, dhe është largu i larguari, dhe çdo gjë çka ka ardhur prej pejgamberëve ka ardhur çka është në përputhshmëri me jetën e njeriut dhe në dobi të jetës së tij.

Atëherë, pse njeriu gjithmonë ndien vështirësi në kryerjen e obligimeve, me fjali tjera heziton në kryerjen e tyre.

Imami i mirënjohur thotë se zbrazëtitë dhe ngatërresat në gjithësi të gjitha janë si rezultat i çështjeve të cilat janë në kompetente të lirisë së njeriut me fjalë tjera si rezultat i çështjeve për të cilat ka të drejtë të zgjedhë ndërsa çështjet për të cilat nuk ka liri veprimi ato janë çështje stabile të qëndrueshme ndërsa tjerat ku ka zgjedhje e kanë shkatërruar botën.

Dhe sikur njeriu të zgjidhte planprogramin e Allahut nuk do të ndodhte shkatërrimi, nuk do të kishte lajthitje dhe nuk do të ishte i humbur.

Zakonisht obligimet përkufizojnë tejkalimin e ndjenjave të epshit, ia ndalojnë lirinë e shfrenuar, mirëpo në përgjithësi ai i cili i kryen obligimet, e nuk ndien vështirësi dhe beson ë Allahun me besim të sinqertë dhe bindje të thellë, ai në besim ka gjetur bazë të fortë për ardhmërinë e tij. Ai i cili sot e kupton se obligimet janë në dobi të tij, ai ka kuptuar të vërtetën sot, ai i cili nuk ka kuptua sot se obligimet janë në dobi të tij do t’i kuptoj më vonë. Ndonjëherë arsye e obligimit është në vet moskuptimin e arsyes së obligimit. Kështu qetësimi i zemrës arrihet vetëm në pasimin e planprogramit të Allahut. Dhe ai i cili nuk ndien lodhje dhe vështirësi në kryerjen e obligimeve ai e ka arrit Imanin e plotë dhe e ka realizua nijetin e sinqertë në Allahun e Lartmadhëruar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s