A KRYEJNË NEVOJË PERSONALE BANORËT E XHENETIT
A kryejnë nevojë personale (jashtëqitje dhe urinim) banorët e xhenetit?
Nëse nuk kryejnë nevojë natyrale, atëherë si tretet apo ku shkojnë mbeturinat (teprica) e trupit?
Imami i mirënjohur Shaëraviju përgjigjet: Banorët e xhenetit nuk kryejnë nevojë natyrale, kjo nga arsyeja se në xhenet do të ushqehemi në mënyrë krejt tjetër nga ushqimi i kësaj bote.
Në këtë botë njeriu ushqehet me dëshirën e tij ndërsa në botën tjetër njeriu han çka i pëlqen atij prej dëshirës dhe urdhrit të Allahut.
Në botën tjetër nuk ka lodhje, mund dhe angazhim për furnizim dhe ushqim, ashtu siç ndodh lodhja, mundi dhe angazhimi në këtë botë. Në botën tjetër shkaqet e furnizimit nuk ekzistojnë. Aty jetojmë aty për aty “Çdo gjë është shkak dhe furnizim në të njëjtënkohë”. Allahu i Lartmadhëruar me fuqinë e Tij ka mundësi që njeriut t’i mundësoj shije dhe kënaqësi në ushqim dhe ushqimi të jetë në të njëjtën kohë tretës në vetvete dhe mos me i mbet asnjë grimcë e ushqimit tepricë.
Çka quhet tepricë e ushqimit? Ajo është teprica në barkun e njeriut prej të cilës trupi nuk ka dobi por përkundrazi është e dëmshme për shëndetin.
Krijuesi i diçkaje (Allahu) dhe i çdo çështje ka mundësi që të krijojë mundësinë që kur të depërtojë ushqimi në brendësi, mos me mbet kurrfarë teprice nga nevoja jote dhe mos me mbet asgjë e cila është e dëmshme.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”