FUQIA ABSOLUTE

FUQIA ABSOLUTE

Shejh Shaëraviju mendon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka triumfua në misionin e tij me fuqinë absolute të Allahut. Mirëpo kur e kemi pyetur: Çdo herë kur në botë arrihet me diçka të jashtëzakonshme atëherë është në pyetje fuqia absolute dhe zhvleftësohet shkaqet dhe rrethanat dhe lidhjet natyrore. Pse atëherë ka ardhur në pyetje fuqia absolute e Allahut dhe zhvleftësimi i shkaqeve por në të njëjtën kohë ka pas raste ku Muhamedi a.s. ka triumfua kundër pabesimtarëve dhe ateistëve me ndikimin e shkaqeve.

Imami i mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë se triumfi i Muhamedit a.s. është plotësua me fuqinë absolute të Allahut në kombinim me shkaqet, pra me të dyja. Për këtë ai na sjell shembull: Muhamedi a.s. është mbrojtur prej pabesimtarëve me fuqinë absolute të Allahut që ata as mos ta shohin as mos ta prekin Muhamedin a.s. me Ebu Bekrin (kur ishin në shpellë). Po ashtu edhe pabesimtarët pas tyre ka qenë dashtë me ecë nëpër shkretëtirë qindra e mijëra kilometra.

Në luftën e Bedrit është kombinua fuqia absolute me shkaqet. Melekët ua forconin këmbët muslimanëve, ndërsa në të njëjtën kohë pra paralel në shkaqet, ata veç kanë marrë pjesë në fushëbetejë. Në luftën e Hendekut është arritur fitorja me fuqinë absolute kundër fiseve kurejshite të cilët ishin në anën tjetër të Hendekut dhe jehudëve të cilët ishin brenda qytetit, të cilët veç kishin lidhur aleancë për me zhduk Islamin.

Çlirimi i Mekës ka qenë argument i fuqishëm, sepse fuqia absolute e Allahut nuk ka lejuar që sytë e pabesimtarëve të shohin ushtrinë muslimane deri sa të grumbullohen rreth e përqark qytetit të Mekës, dhe ata janë befasua kur i kanë pa përnjëherë, sepse Kurejshit kanë mundur me i parë deri sa të shpërndahen rreth e rrotull, mirëpo fuqia e Allahut i ka verbërua shikimet e tyre.

Imam Shaëraviju tregon parimin e përgjithshëm dhe të fuqishëm se shkaqet dhe fuqia absolute e Allahut janë dy çështje të cilat kombinohen deri në ditën e kiametit për të fituar të dobëtit kundrejt të fuqishmëve. Padrejtësia dhe kriminaliteti i cili nuk mund të zhduket në asnjë mënyrë, dhe prej asnjë shkak prej shkaqeve, që do të thotë se atij të cilit iu është bë e padrejtë nuk mund ta kthej të drejtën e tij, atëherë kombinohet, me fjalë tjera ndërhynë fuqia absolute e Allahut për të fituar e drejta ndaj të padrejtës.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s