ALKOOLI DHE PIJET ENERGJIKE

ALKOOLI DHE PIJET ENERGJIKE

Shumica e njerëzve thonë se pija e quajtur “Kenia” është pije energjike dhe jep fuqi, sepse ka lëndën e alkoolit dhe hekurit. Ndërsa është e sigurt se lënda e alkoolit te Kenia nuk arrin shkallën e dehjes. Pra, Kenia a është haram apo hallall, pasi që ka alkooledhe pse ajo sasi nuk dehë.

Kur ia paraqita këtë pyetje Shejh Shaëravijut, dhe pasi që i tregova se është pyetje me rëndësi, sepse shumica e njerëzve pinë pije të tillë dhe bien në mëkat pa i kushtuar rëndësi, u përgjigj:

Është Haram me fjalën e Muhamedit a.s.:

“Çdo gjë e cila dehë me shumicë, edhe pakica është e ndaluar, edhe pse ajo sasi e vogël nuk dehë.”

Rregull i përgjithshëm i nxjerrë prej thënies së Muhamedit a.s.: “Çdo pije dehëse është alkool, dhe çdo alkool është haram.”

Mirëpo patjetër duhet përqendruar vëmendjen te një çështje, e ajo është se Zoti i Lartmadhëruar ka urdhëruar për t’u larguar nga alkooli, e kjo do të thotë hiperbolizim në ndalesë.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. (El Maide, 90)

Fjala “Largohuni” do të thotë “Mos iu afroni kurrë”, sepse afrimi ju tërheq dhe ju mashtron më shumë, ndërsa thënia e të Dërguarit fisnik: “Çdo gjë që dehë me shumicë, edhe pakica është e ndaluar, edhe pse nuk dehë.”,na bën me dije për ndalesë absolute.

Në këtë kontekst, shejh Shaëraviju na sqaron vërtetësinë e ndalimit:

Ai i cili pi alkool kështu a mund të jetë i sigurt në vetvete se ka mundësi që ta kufizoj veten deri në atë masë sa që nuk do të dehet, dhe para dehjes në çdo çast ta parandaloj veten? Pastaj, a ka mundësi që ai të përdorë deri në atë masë pijen, pra në sasi të vogla, të cilat nuk dehin, sepse kur të arrijë deri në atë shkallë e ka edhe më vështirë me e parandalua veten, sepse ka hy në fazën e paradehjes.

Nuk ka pikë të caktuar, që po të vazhdosh më tutje do të deheshe, e dehja është e ndaluar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s