TË PADUKSHMET DHE BESIMI NË TA
Të gjitha çështjet e Imanit janë të padukshme, sepse po të ishin të dukshme nuk do të kishte qenë e nevojshme (e domosdoshme) të besohej në to. Kështu mendon imami i nderuar Muhamed Muteveli esh-Shaëraviju.
Parashtrohet pyetje: Imani në të padukshmen a është bazë për t’iu përmbajtur atij programi?
Dhe sa është e kërkuar, me fjalë tjera cila është shkalla e besimit në të padukshmen për të arritur kulminacionin e Imanit?
Imami i mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Ka thënë Zoti i Lartmadhëruar: Ky është libri në të cilin kurrë nuk duhet pasur dyshim, është udhëzim për të devotshmit (për ata) të cilit besojnë në të padukshmen. (EL-BEKARE, 2)
Këta janë ata të cilët Allahu i ka cilësuar, sepse ata besojnë në të padukshmen, të cilat për ta janë të parapara, duke besuar në Allahun, të Fuqishmin, Krijuesin. Pastaj besojnë melekët e Tij, në librat e Tij, në pejgamberët e Tij. Besojnë në ditën e fundit, pra të gjitha këto janë çështje të padukshme. Çështjet e pa dukshme përfshihen në kulminacionin e të Padukshmit, besimi në Allahun, e pastaj me besua ata të cilat ka thënë Allahu me i besuar.
Kur Allahu thotë “Melekët” ti edhe pse nuk i sheh thua: Po, pranoj zemërgjërësisht se ka melekë, edhe pse nuk i sheh ato sepse Ai i cili po më lajmëron dhe po më tregon është Ai të cilit i kam besuar me logjikën time, e i kam besuar Atij se është Allahu.
Dhe për derisa Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Unë i kam krijuar melekët”, nuk kemi çka të diskutojmë fjalën e Allahut se nuk jemi duke i parë melekët, sepse atëherë sytë tanë janë duke gjykuar në Allahun. Allahu dëshiron që ti të besosh me tërë qenien dhe me tërë logjikën tënde. Mos parja e melekëve është çështje në vete dhe ekzistimi i melekëve është çështje në vete. Ti ke shpirt me të cilin jeton, por a e ke pa? A e ke dëgjuar? A e ke shijuar? A e ke ndier erën e tij? A e ke prekur me çfarëdo organi prej organeve tua?
Pra ti nuk e ke pa shpirtin tënd, por ti e përjeton nëpërmjet gjurmëve (Indikacioneve) në lëvizjen e trupit tënd ashtu që nëse largohet shpirti nga ti, ti bëhesh kufomë. Ti e njeh nëpërmjet gjurmëve të tij në ty, ajo është e krijuar e nuk e sheh e si me pa Krijuesin i cili e ka përsosur atë?!
Zoti i Lartmadhëruar për të devotshmit thotë: “Ata të cilët besojnë”, nëse ne kemi besuar në kulminacionin e të padukshmes kemi besuar edhe besojmë në çdo çështje që na thotë Allahu me besu edhe pse nuk e shohim.
Allahu i Lartmadhëruar ka pru shembull në vetë trupin e njeriut para se të zbulohej mikrobi, njerëzit i shihnin vetëm shenjat e sëmundjeve, ata nuk kanë kuptuar gjë tjetër pos temperaturës e të ngjashme, mirëpo nuk kanë ditur për diçka që është quajtur mikrob. Mirëpo kur është zhvilluar shkenca dhe Allahu i Lartmadhëruar ka dhënë leje që krijesa e krijuar prej Allahut të bëhet e dukshme dhe po ashtu ka dhënë leje që krijesa mendje e krijuar prej Allahut të zbuloj deri atëherë çështjen e pazbuluar, e kemi pa dhe po e shohim në formën e zmadhuar me mikroskop.
Pra mos parja e një çështje nuk do të thotë se ajo çështje nuk ekziston, por mjeti shikues është i paaftë për ta parë.
Të parëve tanë, po tu kishim treguar në të kaluarën për mikrobin, ato nuk do të kishin besuar. Natyrisht se nuk do të kishin besuar. Pra, Allahu ka lënë që disa krijesa të mos shihen në një kohë, sepse ato do të jenë në nivel më të ultë të shikimit, pastaj ia bënë të mundur që në një kohë tjetër me pa, dhe ne e shohim, e kjo sikurse dëshiron të na thotë Allahu: mos e moho të padukshmen, sepse një çështje ka qenë e padukshme në të kaluarën, pastaj janë prodhua mjete teknike (mikroskopët) për t’i parë vetëm e vetëm me qenë argumentim për të padukshmen sepse ka gjëra të cilat ekzistojnë por ti nuk i sheh.
Pra ata të cilët besojnë në të padukshmen, kulminacioni i besimit të tyre është besimi në Zotin, dhe me besua në atë që ai ka urdhërua me besuar.
Pastaj Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe falin namazin” për të krye dhe tregu nënshtrimin dhe adhurimin ndaj Allahut dhe atë duke e përsëritë pesë herë në ditë.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”