RRUGA E IBLISIT, E TRASUAR NË MËKATE
Rruga dhe mënyra e Iblisit për me shti njeriun në mëkatin është shumë i hershëm, e ajo është dobësia e njeriut dhe neglizhenca e njeriut në planprogramin e Allahut të Lartmadhëruar. Iblisi nuk mund ta nënshtrojë askënd pos njeriun me Iman (besim) të dobët, pra aty Shejtani gjen rrugën e përshtatshme, rrugën për të depërtua në trupin, mendjen dhe shpirtin e tij.
Pra cila është rruga të cilën e trason Shejtani për të depërtua në brendi të njerëzve.
Imami i mirënjohur Shejh Shaëraviju thotë:
Shejtani e tregon rrugën dhe kahjen në mëkatin kur thotë: “Pastaj do t’iu shkoj atyre, para duarve, pas shpinë, nga ana e djathtë e tyre dhe nga ana e majtë”.
Pra Iblisi i shkon njeriut përpara duarve, pas shpinë, nga ana e djathtë dhe nga ana e majtë, mirëpo përpos këtyre 4 anëve nuk thuhet në ajet se i shkon njeriut nga lartësia mbi kokë dhe nga poshtë. Pse ai (Shejtani) e di mirë se lartësia është fuqia e Zotit, ndërsa nënsia (poshtë) është robëria (adhurimi) pra sexhdeja e njeriut. Dhe kur Shejtani nuk mund të jetojë në nivelin e lartësisë, nga vjen fuqia e Allahut e as nga niveli i nënsisë (pjesa e poshtme) nga i cili drejtim bëhet sexhdeja dhe nënshtrim ndaj Krijuesit.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”