KUSH JANË FASIKËT
Nëse ti e ndërprenë dhe nuk ndërlidhë atë çka ka urdhërua Allahu me ndërlidhë. Ti ke dal nga besimi në Allahun dhe je bë Fasik. Pse Zoti i Lartmadhëruar i ka gjykuar fasikët.
“Dhe ndërprenë atë çka Allahu ka urdhërua me ndërlidhë”.
Në këtë bënë pjesë moskryerja e premtimeve. Pse kjo është ndërprerje çka ka urdhërua Allahu me ndërlidhë, pra ndërprerjen e lidhjes mes robit dhe Allahut dhe të Dërguarit të tij. Ndërlidhja mundet me qenë në mes të njeriut dhe tjerëve e kjo është ndërlidhja ndërnjerëzore. Transmetohet se Muaviju Bin Ebi Sufjanë ka qenë ulur dhe i thonë: “O emirë i besimtarëve në derë është një njëri i cili po thotë se është vëllai yt”. Ai i thotë: Po si është e mundur që të jetë vëllai im e unë të mos e njoh. Lëreni të hyjë. Kur hynë një njëri, Muaviju e pyet: Çfarë vëllai im jeni ju? Ai i thotë: Vëllai yt për nga Ademi a.s. . Atëherë Muaviu ka thënë: Pra qenka ndërprerë ndërlidhja vëllazërore. Por për Zotin do të jem i pari i cili do të ndërlidhë dhe do ta mbaj të ndërlidhur gjithmonë, dhe ia ka krye nevojën atij.
Për këtë arsye Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari është vëlla e besimtarit”. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë: “Nuk ka dyshim se besimtarët janë vëllezër”.
Për këtë arsye themi çdo gjë e cila shpie në ndërprerje të asaj çka ka urdhërua Allahu me ndërlidhë prej relacioneve ndër njerëzore dhe humane është dukuri prej dukurive të fasikut, dalje prej besimit (imanit). Dhe çdo gjë e cila shpie në ndërlidhje është prej besimit (Imanit).
Imami i mirënjohur thotë:
Si mundet me qenë Allahu me ty derisa ti e ndërprenë atë çka Allahu ka urdhërua me ndërlidhë.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”