EPSHI DHE SHEJTANI
Prej të këqijave të kësaj bote, prej dukurive negative në këtë botë kalimtare është se në të ekzistojnë kundërshtime të rrepta, të cilat asnjëherë nuk ndalen. E drejta dhe e kundërta e së drejtës. Në fushën e kësaj fushëbeteje e cila nuk përfundon gjatë tërë jetës, e cila është përplot mëkate, e cila t’i prish nervat. Këto dy elemente të fuqishme, fuqia e logjikës dhe mendjes në njërën anë dhe fuqia e epshit dhe Shejtanit në anën tjetër. Në të gjitha fazat e njeriut shohim se këto dy forca tërheqin njëra tjetrën. Në fazën e fillimit të jetës së tij dominon epshi dhe i afrohet Shejtanit, po ashtu edhe gjatë fazës së rinisë e tërheq epshi dhe nuk i ndahet. Ndërsa kur të fillojë faza e pleqërisë, kur bukuria vyshket, trupi i tij dobësohet, dalngadalë i afrohet mendjes apo arsyes dhe logjikës. E kur njeriu i kthehet arsyes dhe mendjes i ngjason apo është i përafërt me melaqet. Ndërsa kur të dominojë elementi tjetër (epshi dhe Shejtani) bëhet i përafërt me kafshët, apo mes melekëve dhe kafshëve, dhe bie në nivel të dëgjueshmërisë dhe mosdëgjueshmërisë.
Çka mendon Shejh Shaëraviju për ndjenjat e epshit në raport me Shejtanin.
Cila është ndërlidhja mes tyre në mëkate?
Allahu ka dëshirua që Ademit dhe bashkëshortes së tij tu jep përvojë praktike, lëndore, derisa ta pranojë hilafetin në tokë, hilafet të cilin e pranon pas ushtrimit dhe eksperiencës që ata dy të jenë bashkëshortët prej të cilëve shtohet njerëzimi, që prej tyre të vijnë pasardhësit e tyre të cilët do të jenë mëkëmbës në tokë. Për këtë arsye patjetër ka qenë dashtë që Ademi me bashkëshorten e tij t’i njohin dhe t’i mësojnë barrierat me të cilat do të ballafaqohen gjatë hilafetit në tokë siç janë:
Dëshira e trupit dhe epshit të pangopur.
Cytjet e Shejtanit, vesveset e tij në epshin i cili dëshiron kënaqësi të shpejtë.
Vazhdon më tutje Imami i mirënjohur duke sqaruar:
Mëkatin të cilin e bën njeriu dhe i bënë padrejtësi vetes së tij, a është vepër e tij apo vepër prej veprave të një grupi Shejtanësh. Për të dalluar njërën prej tjetrës patjetër duhet ta pyesësh vetëm:
A është kjo çështje prej çështjeve që Allahu ka dashur, e ka përcaktua dhe ka dhënë urdhër “vepro” ose mos vepro, apo është prej çështjeve tjera?
Kjo, për arsye që Shejtani të mos bëhet armik në çështjet joarmiqësore. Nëse mëkati është prej çështjeve që njeriun e tërheq vetvetiu, që do të thotë sa herë që mundohet të largohet nga ai mëkat epshi e thërret në të. Njeriu duhet ta dijë se ky mëkat është mëkat i llojit të ndjenjave të epshit. Sepse epshi dëshiron që njeriu të mëkatoj mëkat të llojit të veçantë si p.sh. me shikua në haram. Njeriu duhet të largohet, me fjalë tjera ta largoj epshin nga ajo që ai e kërkon, e që më vonë bëhet burim i mëkatit, pra epshi kënaqet dhe pajtohet me mëkatin të pjesshëm.
Ndërsa sa i përket Shejtanit, me të është çështja ndryshe, ai dëshiron që gjithmonë të jetë mëkatarë, e asnjëherë nuk pajtohet me mëkatin të pjesshëm. Nëse njeriu e refuzon urdhrin e Shejtanit e nuk e bën atë mëkat. Ai merr masa tjera, hy për dere tjetër, për të bërë tjetër mëkat, pasi që në të parën nuk ka mundur.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”