PËR ÇDO POPULL PREJ JUVE KEMI PARAPARË LIGJ DHE PLANPROGRAM
Një hulumtues i trashëgimisë kulturore islame në bibliotekën islame në libër të trashëgimisë kulturore kishte hasur në fjalën “MENHEXH” planprogram dhe më ka pyetur:
Çka ka për qëllim fjala “MENHEXH-planprogram”?
Shejh Shaëraviju gjithmonë kur flet për “MENHEXHIN” planprogramin edhe pse fjala “MENHEXH” planprogram nuk ndërlidhet me Allahun e Lartmadhëruar, por planprogram (MENHEXHI ) është ajo që ka të bëjë me jetën e njeriut, dhe është gabim të përzihet me Allahun xh. sh. sepse Zoti i Lartmadhëruar ka thënë “Për çdo popull prej juve kemi parapa ligj dhe planprogram”. Unë nuk kam hasur në ndonjë fetëva e cila na bind neve se fjala “planprogram-MENËXH” është të larguarit prej obligimeve të Allahut të Lartmadhëruar. Vepro ose mos vepro. Dhe nuk kam hasur sqarim më të mirë të kësaj fjale se sa sqarimin të cilin e ka bërë Shejh Shaëraviju ku thotë:
E tërë fjala “MENHEXH”-planprogram përqendrohet në ajetin Kur’anor: “Dhe nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër, por vetëm të më adhurojnë”.
Pra fjala “MENHEXH”planprogram do të thotë adhurim.
Adhurimi është përqendrimi i njeriut në dy fjalë “vepro (këtë) dhe mos vepro (atë)”.
Nëse njeriu i përmbahet këtij Planprogrami, jeta e tij është e qëndrueshme. Allahu i Lartmadhëruar është Ai i cili ka parapa për neve planprogram. E ka zgjedhur që njeriu të jetë mëkëmbës në tokë, e për këtë ka dërgua Pejgamber dhe të Dërguar në planprogram.
Planprogrami i sjell njeriut jetë të lumtur, me plotë të mira, me plotë bukuri, plotë befasi, njeriut nuk i humb asnjë begati, dhe asnjë begati nuk humb në jetë.
Për këtë Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Dhe, kjo botë nuk është asgjë tjetër por lojë e zbavitje, ndërsa me të vërtetë, jetë e mrekullueshme dhe e vërtetë është bota tjetër, po sikur ta dinin !?”
Kështu jeta pa planprogram e mashtron njeriun në kënaqësi të përkohshme, ndërsa jeta me planprogram është jetë e vërtet dhe komplete, pa mangësi. Këto të vërteta nuk mund t’i përceptoj vetëm njeriu i urtë dhe i mençur.
Allahu i Lartmadhëruar fjalën planprogram-“MENHEXH” e ka llogarit prej specifikave më të larta të karakterit saqë e ka quajtur “shpirt”.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe kështu Ne ia shpallëm atij shpirtin (Ruhan) me përcaktimin tonë. Nuk ke mund ta dish ç’është libri dhe as Imani, mirëpo Ne i kemi bë atij dritë me të cilën e udhëzojmë cilin të duam prej robërve tanë. Nuk ka dyshim se ti udhëzon në rrugë të drejtë.
Kështu Zoti i Lartmadhëruar planprogramin e Kur’anit e ka quajtur shpirt.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”