KUR’ANI IA KA TEJKALUAR EDHE KËTIJ SHEKULLI
Islami i ka vendosur ligjet dhe parimet për me harmonizua aktivitetin e jetës në shoqëri në kohëra të ndryshme dhe rrethana të ndryshme.
Kjo është specifikë e projektit të Krijuesit për ta harmonizuar shoqërinë, për me ndërtua atë, për me përforcua dhe për me zhvillu në shtylla të forta dhe stabile. Të gjitha sistemet të cilat i kanë provua shoqëritë shpijnë vetëm në një pikë, vetëm në një sistem të cilin e shohin të përkryer i cili krijon kështu për qëtësi dhe lumturi në jetë.
Kulminacioni i këtyre sistemeve dhe pikësynimi i zhvillimit të secilit program të cilin e paraqesin dhe e praktikojnë të gjithë popujt, në fund e sheh se ata i janë afruar shumë afër islamit.
Kjo dëshmon me argument të fortë se shoqëri e përkryer është ajo shoqëri apo sistem i cili është harmonik dhe i përshtatshëm për çdo kohë dhe për çdo vend. Ky është mendim i Shejhut Muhamed Muteveli Shaëravijut.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”