KTHIMI NË PABESIM PA E DITUR

KTHIMI NË PABESIM PA E DITUR

A mund të kthehet njeriu në pabesim pa e ditur? Për këtë çështje Shejh Shaëraviju thotë:

Nëse për diçka çka të ka urdhëruar Allahu, e ke në tavolinë por ti fillon me hulumtua dhe me studiua në imtësi, ta dish se ti je kthyer në fazën e parë të besimit (pabesim).

Ti je i lirë të besosh apo të mos besosh, mirëpo nëse beson në Allahun, dhe pranon çdo çështje që të ka urdhëruar Allahu pa kurrfarë diskutimi, dhe pa hy në detaje se për ndryshe ti je kthye në fillim (mosbesim). Kjo është thelbësore në çështjen e besimit.

Shejh Shaëraviju shton dhe thotë:

Allahu i Lartmadhëruar dëshiron që ne me pranu atë që na urdhëron me saktësi dhe dorëzim të plotë sepse ti paraprakisht veç i ke besuar Atij. Për këtë arsye kur Allahu i obligon robërit e tij me diçka nuk u thotë: po urdhëroj, apo po ju obligoj me këtë, por thotë: “O ju të cilët keni besuar ju është bë obligim”, që donë të thotë: O ti i cili veç më ke besuar për Zot, të Ditur, të Urtë, të Fuqishëm Unë të obligoj për këtë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s