SI E URDHËRON SHEJTANI JOBESIMTARIN

SI E URDHËRON SHEJTANI JOBESIMTARIN

Në e dimë se aktiviteti i Shejtanit është përqendruar gjithmonë në largimin e njerëzve prej programit të Allahut. Qëllimi kryesor i programit të Allahut është qetësia dhe lumturia e njeriut. A mundet Shejtani me ndikua në robin besimtarë?

I nderuari Shejh Shaëraviju thotë:

Projekti i Shejtanit është që me të pengua ty mos me bë asgjë për botën tënde tjetër, për këtë arsye ai ta hijeshon këtë botë me të mirat dhe kënaqësitë e kësaj bote, dhe tenton me ta harruar botën tjetër dhe të mirat e botës tjetër. Këtë e arrin apo e plotëson me lejen të cilën ia ka dhënë Allahu, ku Allahu thotë se Shejtani ka thënë: Dhe me lejen tënde që ma ke dhënë do t’i mashtroj që të gjithë! Por pastaj Shejtani prapë ka thënë “përpos robërve tu të sinqertë ata kur nuk mund t’i mashtroj”. Pra do t’i mashtroj krijesat tua, përveq atyre që Ti dëshiron dhe i ke veçua me i udhëzua, unë mbi ta kurrë nuk mundem të kem pushtet. Sepse fjala e Allahut është më e larta dhe askush nuk mund të qëndrojë para fuqisë dhe pushtetit të Allahut. Pra, ti o Zot e ke lënë çështjen e udhëzimit te disa prej njerëzve me zgjedhë, mirëpo atë që Ti dëshiron me udhëzua aty shejtani s’mund të depërtoj.

Nga këtu pushteti i Shejtanit mbi jobesimtarin është i vërtetuar, ndërsa Shejtani mbi besimtarin e sinqertë nuk ka pushtet.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s