Produktiviteti i aktivitetit në jetë për të aftin dhe të paaftin
Të marrim një shembull: Gjatë një proteste, prej mesit të protestuesve tjetri brohorit diçka të keqe, e cila i hidhëron njerëzit. Brohoritja dëgjohet, protestuesit e përsërisin. Nëse njëri arrestohet dhe ai thotë: Jo, nuk jam unë, nuk jam unë, që do të thotë sillet në mesin e bashkësisë (protestuese). Kështu pra, kur Zoti i Lartmadhëruar i mbledh njerëzit së bashku një ditë prej ditëve, në të mirën e njerëzve është që Zoti i Lartmadhëruar të na paraqet me rezultatet më të mira të veprave tona. Përderisa sa i përket përtacëve të namazit, ndoshta ndonjëri do ta kuptojë se namazi shpenzon pak kohë.
Koha e pengon nga aktiviteti i jetës. Ne u themi atyre, cila është vlera e kohës? Pse po vepron në kohë? Ai përgjigjet: Që të jem aktiv në të. Cila është vlera e aktivitetit që të jesh produktiv në jetë, që do të thotë, a mos është që të fitosh pasuri?! Atëherë ne i themi: Rri i qetë.
Zoti i Lartmadhëruar e sheh se ti ke sakrifikuar kohë, në të cilën ke humb aktivitet. Aktivitet është që të fitosh pasuri, a po?! Po ashtu kur vepron dhe fiton pasuri, për të cilën Zoti i Lartmadhëruar të ka obliguar të bësh adhurim dhe thotë: Prej pasurisë të cilën e ke fituar nga aktiviteti yt, një pjesë e dua që ta marrë nga ti për vëllezërit e tu të dobët dhe Zoti i Lartmadhëruar e ka ligjësuar zekatin.
Besimtari i cili e lexon Kur’anin, kur e lexon Kur’anin nuk mund të sheh në Kur’an. Nxjerre zekatin nëse ke pasuri ose vepro me qëllim të dhënies së zekatit. Ka dallim në mes të teksteve: Jepe zekatin dhe vepro, ose aktivizohu në jetë me qëllim të zekatit.
Si është e mundur kjo?
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët, ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, dhe ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht japin zekatin…” (El-Muëminunë : 1-4)
A mos ka thënë Zoti i Lartmadhëruar: Zekatin e japin apo e veprojnë zekatin? Kjo nga shkaku se “japin zekatin” ata të cilët kanë pasuri e japin zekatin. Ndërsa forma tjetër “veprojnë”, kjo është sikurse aktiviteti yt në jetë ka për qëllim fitimin dhe të furnizosh veten dhe atë të cilin e do dhe atij i cili nuk mund të punojë, ti i jep prej të mirave të Allahut të Lartmadhëruar.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani