TALKINI

Dr. Musli Vërbani

 

TALKINI

 

Pas duasë të vdekurit pasi që është mbuluar me dhé i kujtohen parimet themelore të jetës së tij me të cilat ka jetuar që ndryshe quhet TALKINË.

Ebu Muhamed Abdul Hakk tregon se Umame El-Bahiliju ka transmetuar se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Kur të vdes njeriu dhe mbulohet me dhé ndonjëri nga ju le të ngritet, le të qëndrojë pranë varrit të tij dhe le të thotë:

O filan i biri filanit! Ai dëgjon, por nuk ka mundësi të përgjigjet. Pastaj edhe njëherë le të thërret: O filan i biri filanit! Ai dëgjon, por nuk ka mundësi të përgjigjet. Pastaj le të thotë: O filan i biri filanit! Ai thotë: Na udhëzo, Zoti ju mëshiroftë. Pastaj le të thotë:

Përkujtoje se nga jeta jote ke kaluar me dëshminë se Nuk ka Zot tjetër pos Allahut, dhe Muhamedi ka qenë i dërguar i Allahut.

Ti ke besuar, ke jetuar dhe ke njohur vetëm Allahun Zot.

Ti ke pranuar vetëm islamin fe.

Ti ke pasur Muhamedin a.s. të dërguar,

Kur’anin prijës dhe udhëheqës në jetë

Atëherë Munkeri dhe Nekiri thonë: Të largohemi nga këtu se ai i solli dëshmitë dhe argumentet.

Allahu do të dëshmojë për të. Një njeri tha: O i dërguar i Allahut. Po nëse nuk i dihet emri i nënës së tij? Le ta thërrasë me emrin e nënës Hava”.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s