Në namaz bëhet takimi për të madhëruar Allahun
Në termin “përkujtim” të ajetit kur’anor: “… në përkujtim të Allahut.” Ky takim të përkujton për madhështinë e Allahut dhe Lartësinë e Tij dhe kjo për të rikthyer vëmendjen e atij i cili tregohet kryelartë dhe ai i cili është i dobët mund ta ndiej në vete se edhe kryetari është i dobët. Ndërsa në mendjen e të fortit i cili është bërë i fortë themi: Jo, Zoti i Lartmadhëruar të tregon se ti je rob dhe je i barabartë me të gjithë njerëzit sepse para Zotit je i dobët.
Kur e sheh kryetarin tënd i cili qëndron para Allahut duke qarë, kjo skenë ndikon te ti ashtu që përderisa e ke llogaritur të fuqishëm në çdo aspekt, tani e kupton se ai është i dobët sikurse ti. Kështu pra, e ke gjetur pikën e përbashkët të barazimit. Analizojeni precizitetin e ajetit kur’anor prej Zotit të Lartmadhëruar ku thotë:
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El-Xhumua : 9)
Nuk ka blerje po mos të kishte shitje, se përndryshe si do të ndodhte blerja. Patjetër duhet të ekzistoj shitësi dhe blerësi. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe ndërpriteni blerjen.” E ka përdorur njërën shtyllë të marrëveshjes (kontratës) e cila është blerja, duke u larguar nga blerja. Kjo nga shkaku se shitësi gjithmonë dëshiron të shesë, mirëpo blerësi ndonjëherë blenë se është i detyruar dhe i paraqitet oferta prej shitësit e cila ta tërheq vëmendjen për të arritur marrëveshjen e kontratës.
Blerësi kur shkon në treg gjen arsyetime deri sa të blejë, i thuhet “blije këtë se ke nevojë”, pastaj ai thotë “unë kam shkuar, por nuk kishte”, ose “kjo nuk po më pëlqen”, “shitorja ishte e mbyllur”, etj., mirëpo shitësi, ai nuk mund të gjejë arsyetime për të mos shitur, sepse shitja është burim i profitit të shpejtë.
Kështu pra, Zoti i Lartmadhëruar ka nxitur aktin tregtar, shitjen mbi blerjen, sepse çdo tregtar dëshiron të shesë (mallin), ndërsa çdo blerës nuk dëshiron patjetër të blejë. Për këtë arsye, shohim se Zoti i Lartmadhëruar e ka përdorur çështjen më të rëndësishme të aktit. Mirëpo parashtrohet pyetja: Pse në ajet është paraparë çështja e tregtisë, pra shitjes dhe blerjes? E ka paraparë këtë sepse çdo veprim i veprimeve e ka afatin e vet. Nëse themi: Mos lexo mësimin sepse koha e rezultatit të mësimit është në fund të vitit. Nëse themi, mos u merr me bujqësi sepse rezultatet e bujqësisë realizohen vetëm në fund të vitit, mirëpo baza e aktit të tregtisë realizohet që në momentin e shitblerjes dhe profiti është i menjëhershëm.
Zoti i Lartmadhëruar e ka përdorur aktivitetin më të pëlqyer, e ajo është tregtia. E ka përdorur bazën më të rëndësishme, e ajo është shitja. Që do të thotë, sikurse të kishte thënë: Mos e vepro çështjen më të rëndësishme. Nëse të them ty mos e vepro këtë aktivitet i cili rezultatin e sjell pas një viti, ti ndoshta e kishe ndërprerë, por Zoti i Lartmadhëruar të ka thënë: Ndërprite aktivitetin i cili jep rezultat që në momentin e marrëveshjes.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani