Dashamirësia kolektive është adhurim ndaj Allahut
Zoti i Lartmadhëruar kur i ka paraparë shtyllat e islamit, i ka paraparë që të jenë të vazhdueshme dhe që gjithmonë të kujtohet Zoti Një, i Vetmi, i ka paraparë që të jenë të vazhdueshme që të kujtohet sinqeriteti i të dërguarit në transmetimin e shpalljes nga Zoti i Lartmadhëruar dhe që dashuria ndaj tyre të jetë e përjetshme dhe këtë duke e paraqitur ndaj tyre për çdo ditë nga pesë herë.
Zoti i Lartmadhëruar nuk e ka bërë të domosdoshme takimin kolektiv përpos në ditën e xhuma, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El-Xhumua : 9)
Zoti i Lartmadhëruar nuk e dëshiron vetëm kontinuitetin individual, por e dëshiron edhe kontinuitetin shoqëror. Dashurinë individuale e manifestoj për vete, mirëpo dashamirësinë shoqërore nga unë, e cila manifestohet para krijesave të Allahut, atëherë paraqitet atmosferë e lartësimit të Allahut, saqë Zoti i Lartmadhëruar thotë: Unë dëshiroj që të gjithë ju ta paraqitni adhurimin tuaj njëri pas tjetrit, mirëpo me bashkimin tuaj në adhurim, paraqitet situata ku i dobëti e sheh të fortin në botën e jashtme se janë të barabartë në sexhde ndaj Zotit dhe të nënshtruar ndaj Tij, atëherë në mendjen e tij paraqitet ideja dhe zhvillohet mentaliteti se është i barabartë me të.
Dhe kur të mbizotërojë mendimi te i madhi se tjetri e konsideron në atë gjendje (të barabartë) duke iu përulur Zotit, nuk ka mundësi që të tregohet kryelartë asnjëherë. Për këtë arsye Zot i Lartmadhëruar ka obliguar që një herë në çdo javë të bëhet adhurimi në kolektivitet (në shoqëri).
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ
“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.” (El-Xhumua : 9)
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani