SIGURIMI NË ISLAM

SIGURIMI NË ISLAM

 

Sipas mendimit të Shaëravijut, sigurimi i jetës për ta ditur njeriut ndjenjën e imanit të tij, që kur t’i ndodh ndonjë aksident në vend se me thënë: O Zot! më ndihmo, ai thotë: Erdhën paratë, fitova paratë. Aksidenti i cili më ndodhë mua, apo në pasuri apo në diçka tjetër, ndoshta qëllimi i Allahut është që të më pastrojë. Njerëzit nëse fëmijët e tyre i lënë të dobët (pasi vdesin), kur t’i pashë pas një kohe të lumtur. Kur Islami praktikohet në tërësi, nuk ka nevojë për policën e sigurimit absolutisht. Islami është ndërtesë, e cila duhet të jetë e ndërtuar në tërësi prej themelit e deri në kulm, pa lënë kurrfarë zbrazëtire.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe le të brengosen e ta kenë parasysh që sikur të linin pasardhës të dobët pas vetes së tyre do të ishin të frikuar ata për veten e tyre. Kështu le të kenë frikë Allahun dhe le të flasin fjalë të drejta”.(En-Nisa, 9)

Shejh Shaëraviju përkujton se gjatë fundit të jetës së tyre Muaviju dhe Amër ibn Asi ishin ulur e po bisedonin. Muaviju i thotë Amrit: Sa i përket të mirave ushqimore jam ngopur, sa i përket rrobave, më janë neveritur. Fati dhe kënaqësia ime tani është në pirje të ujit të ftohtë në ditën e verës së nxehtë nën hije të pemës.

Po ty o Amër, çka të ka mbetur prej të mirave të kësaj bote?

Ai i tha: Toka Huvaruhu, e cila i ka rojet, të cilat sillen në jetën time dhe të fëmijëve të mi pas vdekjes sime. Rojtari i quajtur Virdan, i cili u shërbente me pije, deshi të mahitej me Muavijun, e i tha: O Verdan, ti shumë mirë po punon dhe po rregullon ushqimet në shpinë të popullit, i cili nuk më jep mua asgjë në jetën time, por as pas tyre. Ai tha: Sot na mundi robi o Amër.

Tregohet se zotëriu ynë Omer ibnu Abdul Azizë dhe Hisham bin Abdul Melik, që ne e dimë se si ka qenë puna, e kur Mukatil bin Selmani ka hyr te Mensuri për me ia uruar hilafetin, i ka thënë:

Më këshillo o Mukatil. Ai i tha: Me të këshillua për atë që kam parë apo atë çka kam dëgjuar? I tha. Për atë çka ke parë. I tha: O emirë i besimtarëve Omer bin Abdul Azizë, e kanë trashëguar njëmbëdhjetë fëmijë dhe i ka lënë trashëgimi tetëmbëdhjetë dinarë. Me pesë dinarë është blerë kefini, dhe iu është paguar varri katër dinarë, ndërsa të tjerat iu ndanë fëmijëve. Ndërsa kur vdiq Hisham bin Abdul Meliki, hisja (pjesa) e njërës prej grave të tij, ka qenë katër nukud (pare) dhe tetëmbëdhjetëmijë pallate. Për Zotin o Emiri i besimtarëve, për Zotin e kam parë me sytë e mi për një ditë një djalë i Omer bin Abdul Azizit, i kishte njëqind kuaj, me të cilët luftonte në rrugën e Allahut me gjithë ata kuaj, ndërsa në anën tjetër e kam parë djalin e Hishamit duke lypë rrugës. Pra, çka me siguruar unë.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s