A e ka parë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. natën e kadrit?
Imami i nderuar, shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:
Kanë thënë se asnjë prej krijesave të Allahut nuk e kanë pa natën e Lejletul Kadrit, përpos të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Kjo është specifikë me të cilën e ka dalluar Allahu të Dërguarin e Tij, e pas tij e kanë parë prej njerëzve ata të cilët e kanë pa, i kanë treguar Muhamedit a.s. se e kanë pa në ëndërr. Siç është rasti kur i kanë treguar: E kam pa sikurse jam duke ra në sexhde në ujë dhe kur ka aguar agimi në natën e tridhjetë e tretë kanë mbetur në Xhami tërë natën, se ka ra shumë shi nga qielli, dhe ka ra në sexhde i Dërguari i Allahut s.a.v.s..
Nga kjo kuptojmë se atë vit në atë natë ka qenë nata e Lejletul Kadrit.
Hadithi tjetër: Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s., se ai ka dalë për në Xhami kur ishin sahabët dhe i sheh duke u ngatërruar me vete. Atëherë ka thënë: “Erdha për t’u treguar se kur është nata e Kadrit, mirëpo pasi që ndodhi konflikti mes filanit dhe filanit, saktësia e asaj nate është ngritur (u bë e panjohur). Por ju kërkojeni atë natë në dhjetë netët e fundit.”
Po të ishte ngritur dituria e mosnjohjes në tërësi të Lejletul Kadrit, nuk do të kishte thënë: “Kërkojeni në dhjetë netët e fundit”, mirëpo ajo çka është ngritë (është fsheh) përcaktimi i saktë në mes dhjetë netëve të fundit.
Mirëpo hadithet të cilat tregojnë: Kërkojeni në natën e njëzet e shtatë i kanë shpjeguar se të gjitha ata hadithe kanë të bëjnë për natë e njëzet e shtatë të vitit të njëjtë, pra të një viti, pra kërkojeni në këtë natë, ndërsa në vitin tjetër kërkojeni në këtë natë (jo të njëzet e shtatën) . Për këtë arsye e dimë se transmetimet e ndryshme kanë të bëjnë për në vite të ndryshme, ndërsa nuk kanë të bëjnë transmetimet e ndryshme për të njëjtin vit.
Pas kësaj kanë ardhur sahabët e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. dhe një pjesë e tyre kanë treguar se e kanë pa në ditën e shtatë të dhjetë netëve të fundit, që do të thotë njëri e ka pa në këtë natë, tjetri në atë natë dhe në përgjithësi e kanë pa në të shtatën e fundit. Muhamedi a.s. i ka thënë: po shoh ëndrrat e juaja, që do të thotë janë përputhur ëndrrat. Kërkojeni në ditën e shtatë të dhjetë ditëve të fundit, por të atij viti, e jo edhe për vite te tjera. Dhe çdo transmetim që ka ardhur për përcaktimin e natës, ka ardhur me përcaktim të asaj nate.
Disa kanë thënë se nata e Lejletul Kadrit ecë (ndryshon) për çdo vit.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”