ISTIHAREJA DHE ËNDRRA E MIRË

ISTIHAREJA DHE ËNDRRA E MIRË

 

Disa mendojnë se Istihareja e cila është sunet nga pejgamberi s.a.v.s. nuk është e vërtetë dhe e refuzojnë absolutisht, dhe kot e ke me i bindur disa prej tyre. Për këtë e kam pyetur shejh Shaëravijun se çka mendon për këtë.

Ai beson plotësisht.

Po ashtu beson në ëndrrat e vërteta. Ai mendon se nëse pabesimtari sheh ëndërr, nuk përputhet pabesimi i tij me ëndrrën e vërtetë të tij, por ëndrra e mirë përputhet me interpretimin e mirë.

Në suretu Jusuf, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe tha mbreti: Kam parë ëndërr, se shtatë lopë të shëndosha i hanin shtatë lopë të dobëta dhe shtatë kallinj gruri të njomë, shtatë të tjera të tharë. O njerëz të shquar! Ma shpjegoni ëndërrën time, nëse jeni që i shpjegoni ëndrrat”. (Jusuf,43)

Mbreti i Egjiptit, firaoni i Egjiptit, në atë kohë ka qenë pabesimtarë, por kjo ëndërr ka qenë nderim për të burgosurin e tij, Jusufin a.s., i cili e ka interpretuar ëndrrën nga burgu.

“Jusufi tha: Për shtatë vjet rresht do të mbillni si zakonisht dhe çka të mblidhet, lene në kallinj (rezervojeni) , përveç një sasie të vogël që mund ta hani (ta harxhoni). Se pastaj do të pasojnë shtatë vite të vështira (ku nuk do të ketë të lashta), të cilët do të gllabërojnë të gjithë atë që keni lënë menjë anë (rezervuar) qysh më parë për këto vite, përveç një pakice të asaj që keni ruajtur. Pastaj, mbas kësaj do të vijë një vit në të cilin do të ketë për njerëzit shi të bollshëm në të cilin do të shtrydhin (rrush e vaj)”. (Jusuf,47-49)

Dhe Jusufi siç e ka interpretuar edhe ka ndodhur.

Kur Muhamedi s.a.v.s. është pyetur për domethënien e ajetit: “Për ta ka përgëzime në këtë botë dhe në botën tjetër”, është përgjigjur: “Është ëndrra e mirë e besimtarit, të cilën e sheh, ose shihet për të.”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Është ndërprerë lidhja e pejgamberisë, dhe nuk ka mbetur lidhje tjetër përpos përgëzimeve.” E kanë pyetur: Po çka janë ato ‘përgëzime’, o I Dërguari i Allahut? Ka thënë:“Ëndrrat e vërteta. Apo është pjesë prej dyzet e gjashtë pjesëve të pejgamberisë.”

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s