SI NA KA KRIJUAR ALLAHU PREJ NJË SHPIRTI
Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë:
Kjo çështje e cila preokupon mendjen, është çështje për të cilën jobesimtarët e humbur thonë çështje që qojnë në humbje edhe më të thellë: thonë çështje si p.sh. njëlloj është zhvilluar prej një llojit tjetër (si teoria e Darvinit për evolucionin ). Thuaj se Allahu ka problem në krijimin e llojeve, ndërsa Zoti i Madhëruar ka thënë:
“Qoftë i Lartmadhëruar Allahu i cili ka krijuar çifte të çdo lloji ku prej tyre që mbinë në tokë (bota bimore) dhe në vet juve dhe në atë çka nuk e dini.”
Kjo është e vërtetuar se i Lartmadhëruar çdo gjë ka krijuar çift pra prej mashkullit dhe femrës të cilat janë bazë e shtimit dhe ekzistencës së llojit.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“O ju njerëz frikohuni Zotit tuaj i Cili u ka krijuar juve prej një shpirti dhe ka krijuar prej saj çiftin e saj, dhe prej tyre ka shtua meshkuj shumë, e po ashtu femra. Dhe frikohuni Allahut tek i cili do të jepni përgjigje për farefisni. Vërtet Allahu është mbikëqyrës dhe kontrollues mbi ju.” (EN-NISA, 1)
Këtu Zoti i Lartmadhëruar na sqaron fillimin e fillimit të njeriut pra të Ademit a.s. dhe prej shpirtit të tij ka krijuar Havan, dhe prej atyre dyve pastaj është shtuar njerëzimi, meshkuj e femra.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”