ISLAMI DHE ZHVILLIMI (MODERNIZIMI)
Është pyetur për zhvillimin bashkëkohor dhe planprogramin apo projektin islam bashkëkohor. Dhe si është e mundur se Kur’ani përfshin njohuri, rregulla dhe ligje shumë e shumë të rëndësishme, me të cilat ia ka tejkaluar të gjitha kohërave?
Përgjigjja: Çdo sistem bashkëkohor dhe zhvillimor në botë ka kaluar në faza të përvojës dhe eksperiencës. Pra, e ka provuar në praktikë këtë metodë apo atë. Dhe kur ka arritur në shkallën më të lartë të zhvillimit, kur befasisht iu është afruar programit islam.
Imami i mirënjohur ka bërë një krahasim në mes të sistemeve shoqërore në botë dhe Islamit, ku është vërtetua se ata veç e kanë praktikuar Islamin, pra me fjalë të tjera kanë qenë në harmoni me Islamin dhe ajo ka ndikuar që ata janë zhvilluar vetëm pse e kanë praktikuar programin islam.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”