PSE ALLAHU I KA KRIJUAR SHEJTANËT

PSE ALLAHU I KA KRIJUAR SHEJTANËT

 

Allahu ka krijuar çdo gjë: I Lartmadhëruari ka krijuar tokën, qiejt, malet, sendet e ngurta, gjallesat, njeriun, Shejtanët. . .

Pasi që Shejtani është i krijuar, siç është krijuar njeriu, dhe ai është armik i tij, e pasi që Allahu ia do njeriut të mirën, atëherë pse Allahu i ka krijuar Shejtanët?

Cila është arsyeja e ekzistimit të Shejtanëve, dhe a është Shejtani me zbehë krijesën njeri?

 

Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Po të mos ishte dikush i cili të nxitë në mëkate, atëherë dëgjueshmëria do të kishte qenë çështje e rëndomtë, mirëpo madhështia e dëgjueshmërisë është atëherë kur ndonjëri vjen me të tërheq dhe me të mashtrua që me kundërshtua mirëpo ti i thua: Jo.

Pra ekzistimi i Shejtanëve është për tu vërtetuar ngrohtësia e kryerjes së obligimeve përball adhurimit të Allahut në diçka çka e ka krijuar Allahu. Po mos të ekzistonin Shejtanët atëherë dëgjueshmëria do të kishte qenë instiktive-retabetun, pra domethënia “retabetun”- instiktive. Çka do të thotë instiktive-retabetun? Ndoshta çdo njërit prej nesh as që do t’i shkonte mendja me ngrënë mishin e derrit, dhe me kalimin e kohës do të bëhej normale apo traditë dhe instinktivisht nuk do ta hante askush. Allahu dëshiron që ti atë ta bësh prej frikës së Tij dhe të jetë adhurim, jo për shkak të instiktit apo për shkak të veprimit të rëndomtë. Patjetër duhet me qenë dikush që të të nxitë ty në rrugën e humnerës dhe me të të pengu nga rruga e adhurimit.

Paraprakisht përkujto armiqësinë e Shejtanit (Ai është armiku yt dhe i bashkëshortes tënde), dhe mos lejoni që t’ju nxjerr juve nga xheneti. Pra kjo është forma e adhurimit edhe me të gjithë në deri në ditën e kiametit pra: Urdhëresa, ndalesa dhe kujdes prej Shejtanit i cili paraprakisht ka qenë dhe është armik i njeriut. Çka është kjo armiqësi?

Allahu u ka thënë Melekëve: Bëni sexhdet Ademit. Ata nuk i kanë bë sexhde Ademit, por i kanë bë respekt dhe kanë dëgjua urdhrin e Allahut për me i bë sexhde Ademit.

Mirëpo Iblisi ka kundërshtua me i bë sexhde Ademit, sepse sexhdeja (dëgjimi) i bëhet Allahut, mirëpo ka qenë i urdhëruar për sexhde vetëm prej Allahut. Mos sexhden e tij e ka arsyetua: A t’i bëj sexhde atij, të cilin e ke krijuar prej balte. Pastaj ka thënë: Unë jam më i mirë se ai, më ke krijuar prej zjarrit, ndërsa atë (Ademin) e ke krijuar prej balte. Pra kjo është ajo kryelartësia dhe arroganca dhe kundërshtimi i urdhrit të urdhërdhënësit të Lartmadhëruar, e nga ky shkak është dëbua nga mëshira e Allahut deri në ditën e ringjalljes.

Arsye e krijimit të Shejtanëve është e njëjta arsye e krijimit të njerëzve.

I nderuari Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Allahu ka dëshirua që të krijoj diçka prej sherrit që të ekzistoj në ekzistencë, por jo për tu përhapur dhe me dominua e keqja, por për tu sprovua njerëzit e me u largu prej tij.

Mesazhi i sherrit (të keqes) është që njerëzit ta pranojnë të mirën dhe nëpërmjet të njohjes së keqes me dominua e mira. Ne tek pas laboranteve frikohemi prej kolerës, dhe e zbulojmë virusin kundër kolerës apo antitruptha e kolerës, tifos etj. Pse i japin mikrob trupit me injeksion që ti kundërvihen? Pra po të mos ekzistonte e keqja në trupin tim nuk do të dominonte e mira.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s