Pyetje rreth zekatit

Pyetje rreth zekatit

 

Deri sa ishim në shtëpinë e tij, njëri prej prezantuesve ia parashtron një pyetje shumë të rëndësishme.

Supozojmë se një njeri tubon një shumë të konsiderueshme për shpenzime të martesës së vajzës së tij. P.sh. 1000 lira egjiptase, ose më shumë ose më pak. Mirëpo ai e ka gjendjen e vështirë ekonomike, ai e ndjen primare me e ruajt atë shumë dhe çdo herë kur deponon në atë arkë një ditë prej ditësh arrin shumën e Nisabit e cila shumë e obligon që ta jep zekatin. A e ka për obligim me dhënë zekatin apo jo?

 

Shejh Shaëraviju është përgjigj:

Po, e ka për obligim dhënien e zekatit se dihet me arritjen e vlerës së Nisabit, bëhet obligim zekati.

 

Komenti i Dr. Es-Sejid d. Xhemijli

 

Mendoj se kjo çështje është përhapur shumë në ditët e sotshme, sa që mendojnë njerëzit se për tubimin e mjeteve për këto çështje nuk jepet zekati, mirëpo duhet që sa më shpejtë me u çliruar prej këtyre iluzioneve dhe le ta japin hakun e Allahut (zekatit), pra të drejtën e tyre për ta fituar kënaqësinë e Allahut të Lartmadhëruar se e drejta e Allahut ka prioritet mbi çdo gjë.

Një prej fatkeqësive njerëzore është zbavitja me logjikën e tij që do të thotë me mendua me vepruar njeriu në diçka çka është në kundërshtim me dobinë e tij apo është në kundërshtim me atë çka është faktike. Xhemal Safi shkruan se kjo i ngjason përzierjen e lotëve të buzëqeshjes me lotët e të qajturit p.sh. Me mendua se rruga qorre është rrugë tejkaluese dhe rruga tejkaluese rrugë qorre. Ata hanë para të fëlliqura dhe nuk e dinë. Ata nuk kanë mundur të na sjellin kurrfarë arsye as dëshmie, ashtu siç nuk kanë mundur që me lënë të lejuarën apo atë që e ka lejuar sheriati, as me na bind me u larguar nga ligji i sheriatit.

Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s.: Përpos zekatit a ka obligime tjera të pasurisë?

Është përgjigj: Po, dhe e ka lexuar ajetin Kur’anor: “Dhe e jep pasurinë e tij për dashurinë e Tij(ndaj Allahut dhe për të mirën e tij)”. (E ka përshkrua Darukutni)

Një njeri e ka pyetur të Dërguarin s.a.v.s.: Unë ia kam dhënë nënës time sadaka një rob mirëpo nëna ka vdekur. Muhamedi a.s. i ka thënë: E ke për obligim zekatin, sepse tani ai rob është trashëguar te Ti.

Ebu Dherri e ka pyet të Dërguarin s.a.v.s.: Si të jap sadaka atëherë kur nuk kam pasuri? Është përgjigj: Prej sadakasë është TEKBIRI, SUBHANALLAHI, ELHAMDULILAHI, dhe LA ILAHE IL-LALLAHU dhe ESTEGFIRULLAHI, po ashtu këshilla për punë të mira, ndalesa nga punët e këqija, me i larguar mbeturinat që i neveritin kalimtarët, si eshtrat, e gurët, po ashtu udhëzimi (ndihmesa) për të verbrin, sqarimi i çështjeve (ndihmesa) për memecët dhe shurdhët (me i ndihmua atyre që kanë aftësi të kufizuara). (I Dërguari i Allahut e ka folur të vërtetën)

Një grua e ka pyet të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.:

“Nëna ime ka vdekur, mirëpo unë për të kam dhënë një robëreshë sadaka?

Muhamedi a.s. iu është përgjigj: Ajo tani është paraardhëse prej së cilës ke trashëguar, për të cilën duhet dhënë sadaka. (E ka përshkruar Muslimi)

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s