Cila është dispozita për njeriun i cili hanë dhe pinë me harresë në Ramazan?
Asgjë, përpos asaj që Muhamedi a.s. ka thënë: E ka ushqyer dhe i ka dhënë ujë me pi Allahu, e ai le të vazhdojë agjërimin.
Një njeri e ka pyetur Muhamedin a.s.: Me qenë koha e namazit, ndërsa unë jam i papastër (xhunub) dhe jam agjërueshëm. Iu është përgjigjur: Po edhe unë ashtu, me qenë koha e namazit, ndërsa unë jam i papastër (xhunub) dhe jam agjërueshëm: I tha ai njeri: Po ti o I Dërguar nuk je si ne, sepse Allahu t’i ka falë mëkatet e kaluara dhe të ardhshmet. Muhamedi a.s. i tha: Për Allahun, kam shpresë se unë jam ai i cili më së shumti i frikohem Allahut, e po ashtu kam dëshiruar tu mësoj juve kulminacionin e devotshmërisë.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”