PSE NUK KA QENË VETËM MIËRAXHI

PSE NUK KA QENË VETËM MIËRAXHI

 

Pyetje: Pse ka qenë edhe Israi edhe Miëraxhi, e jo vetëm Miëraxhi. Pra, Pse Allahu e ka bartë të Dërguarin e Tij për një kohë shumë të shkurtë nate prej Mesxhidi Haramit deri në Mesxhidi Aksa e pastaj e ka ngritë në qiell.

 

Pasi që iu është bërë kjo pyetje Shejh Shaëraviju është përgjigjur kështu:

Kjo është urtësi e cila dëshmon muëxhize. Për shkak se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka pas për detyrë me transmetua atë çka ka qenë i obliguar prej Zotit të Tij.

Allahu i Lartmadhëruar nuk e ka obligua me transmetua misionin e tij vetëm para një grupi të njerëzve, apo vetëm për umetin e tij, por e ka obligua edhe për umetin e tij edhe për të gjithë të tjerët. Duke u nisur nga kjo del qartë se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka qenë besnik për të transmetua atë çka e ka obligua Allahu. Pra për me qenë mjet për të tregu Allahu që ta njohin krijesat e Tij. Për këtë arsye Allahu i Lartmadhëruar ia ka mundësua më parë Isranë për ta besuar pastaj mundësinë e Miëraxhit.

Isra-ja është shenjë-argument tokësor pra udhëtim prej Mekës në Mesxhidi Aksa. Në atë kohë udhëtimi prej Meke në Mesxhidi Aksa nuk ka qenë çështje e pa imagjinueshme, por ka qenë udhëtim të cilën e kanë kaluara karvanët për disa ditë apo disa javë . . . Me rëndësi ka qenë që ta kaloj rrugën prej Mekes në Mesxhidi Aksa, pa marrë parasysh në çfarë mjeti. Pra Muëxhizja e Israsë është shkurtimi i largësisë (së kohës dhe gjatësisë ). Pra ky ka qenë qëllimi i Israsë.

Për Allahun e Lartmadhëruar nuk janë të përkufizuar as koha as vendi! Për këtë arsye ia ka mundësua Isranë, pastaj e ka ngritë në qiell pastaj e ka kthyer në të njëjtën natë. Sa i përket Muëxhizes së kohës (afrimit, shpejtësinë e largësisë ) njerëzit kanë fillua mos me i besu. Për këtë arsye ka kaluar në çështje tjetër duke iu tregua atyre për karvanët duke u kthyer në Meke, sendet dhe mallrat të cilat i ka pa te ta dhe sendet tjera të cilat i ka pa në tokë gjatë Israsë prej Mekes e deri në Mesxhidi Aksa dhe anasjelltas. Pastaj ua ka tregu formën dhe gjendjen e Mesxhidi Aksas. Pra u ka dhënë atyre fakte tokësore, të dukshme dhe të kapshme të Muëxhizes dhe ky ka qenë qëllimi . . .

Me një fjalë Israja është Muëxhize tokësore ndërsa Miëraxhi është Muëxhize qiellore.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s