PSE ËSHTË E LEJUAR POLIGAMIA PËR MESHKUJT E JO PËR FEMRAT

PSE ËSHTË E LEJUAR POLIGAMIA PËR MESHKUJT E JO PËR FEMRAT

 

Disa student të studimeve islame më kanë pyetur:

Pse është lejuar poligamia për meshkujt, e jo për femra?

Në bazë të statistikave në Amerikë dhe Evropë është e vërtetuar se përqindja më e madhe e përhapjes së kancerit në mitrat e femrave është te ata te cilët kanë fjet me shumë meshkuj, për shkak të grumbullimit të spermave të ndryshme në një vend (në organin seksual të femrës).

E kjo sikur të ishte ndëshkim në këtë botë, para ndëshkimit në botën tjetër.

 

Kur ia kam paraqitur këtë pyetje imamit të mirënjohur Shaëravijut na tha se te njëjtën përgjigje e ka dhënë kur është pyetur në Amerikë pastaj vazhdoj duke sqaruar:

Nuk mund të ketë poligami të meshkujve vetëm nëse ka tepricë të femrave. Të supozojmë po të ishte numri proporcional në mes të meshkujve dhe femrave, dhe unë dëshiroj t’i marr dy gra, a do të kisha gjetur. Natyrisht jo, nuk do të kisha mundur, pra derisa gjendet e dyta, e treta kjo do të thotë se ka më shumë se një.

Statistikat tregojnë se numri i meshkujve është më i vogël se i femrave, te të gjitha gjallesat numri i gjinisë femërore është më i madh se i meshkujve gjithmonë, meshkujve u ndodhin fatkeqësi si në fushën e veprimtarive dhe punës se tyre, ashtu edhe në luftëra.

Dhe derisa numri i femrave është më i madh se numri i meshkujve, atëherë ekzistojnë dy zgjidhje: ose dy femra me jetuar në një kurorëzim dhe të jetojnë jetë të ndershme, ose përndryshe nuk hiqen ndjenjat e epshit të saj nëse jeton e shfrenuar ajo është më e dëmshme për të, dhe atëherë paraqitet shkatërrimi, dhe degjenerimi i shoqërisë.

Për këtë arsye sheriati e ka lejuar poligaminë e meshkujve për të mos ekzistuar ky lloj apo kjo fazë e jetës së vështirë në shoqëri, mirëpo për këtë ka parapa kështu. Përpos kësaj ka edhe raste kur sëmuret bashkëshortja e parë ose është sterile, të cilat janë të rëndomta në çdo shoqëri, për këtë arsye themi se feja islame është fe e natyrshmërisë së pastër, fe e jetës, dhe e arsyes e cila sundon gjithmonë.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s