DËNIMI I PAPËRCAKTUAR – TEAZIRI NË ISLAM

DËNIMI I PAPËRCAKTUAR – TEAZIRI NË ISLAM

 

Kur Allahu vendos ligj ne themi: Edhe jobesimtarët përpos Allahut kanë vendos ligj për dënim, po ashtu edhe fetë tjera kanë vendosë ligj të dënimit, sepse ata kanë ditur se ndodhin krime, dhe patjetër krimin dhe kriminelët duhet ndëshkuar dhe eliminuar. Te ne është parimi: Nuk ka dënim pa krim, dhe nuk ka ligj pa krim. Askush nuk ka të drejtë ta dhunojë dhe të bën krim në dikënd, vetëm nëse thuhet se ai veprim apo ajo punë është krim, pra askush nuk mund të quhet kriminel i një vepre deri sa nuk ekziston ligji për atë vepër, dhe a e konsideron kryerjen e asaj vepre krim, e nëse nuk ka ligj ai nuk mund të ndëshkohet.

Ligjësimi i dënimeve prej Allahut, është ligjësim i cili buron drejtpërsëdrejti për shkak të krimit dhe i precizuar lloji i krimit. Ajo e cila është ligjësuar prej Allahut ose mundet me qenë dënim pa të drejtë faljeje (hudud) ose dënim me të drejt faljeje (kisas). Dënimet pa të drejt faljeje (hudud) janë dënimet të cilat i ka parapa Allahu dhe askush nuk ka të drejt në to, dhe askush nuk ka të drejt faljeje. Kisasi (dënimi i përcaktuar me të drejt faljeje) hakmarrja dënimi proporcional i cili është përcaktuar për vrasësin.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Ne veç i kemi dhe kompetencë të plotë kujdestarit të të vrasin, dhe mos ta teprojë në vrasje (të hakmarrjes) sepse ai veç është i dënuar.

Dënimet munden me qenë: ose dënime krimi pa të drejtë faljeje ose dënime kisasi me të drejtë faljeje. Sa i përket Kisasit ai ka të drejt me falë: “Dhe kujt i falet diçka prej vëllait të tij”. (El Bekare, 178)

Ndërsa dënimin të cilin e ka parapa Allahu, askush nuk ka të drejt me falë, ose mos me e ekzekutuar, as me e lehtësua.

Nëse për dënim të vjedhjes e cila është nën NISABIN, pra nëse vjedh më pak se 25 kurush dënimi i papërcaktuar (teaziri) në islam është i llojit ku gjykata ka të drejt faljeje që do të thotë ka të drejt me marrë vendim i cili nuk e arrin shkallën e dënimit të përcaktuar.

Teaziri është lloj dënimi të cilin e parasheh dhe e përcakton gjykata në veprimet kundërligjore të cilat nuk janë të përcaktuara (hudude). Dënimet janë parandalim i krimeve dhe i gabimeve, ndonjëherë mjafton qortimi, ndonjëherë izolimi, ndonjëherë tërheqja e vërejtjes. Ose ndonjëherë me i ra me shkop, kjo ndryshon, varësisht prej njeriut dhe formës se edukimit të cilin e meriton ai. Teaziri-dënimi i papërcaktuar ndryshon prej përsonit në person varësisht prej tyre.

Me një fjalë Teaziri është ndëshkim të cilin e parasheh gjykatësi suprem islam për një çështje (vepër) e cila nuk e ka arritur masën të cilën e parasheh islami në formë precize.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s