LUTJA E PRANUAR DHE E REFUZUAR
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: Lutmuni mua, ua pranoj lutjen.
Po ashtu ka thënë: Dhe nëse të pyesin robërit e mi për Mua, unë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. Sadakallahul Adhim
Cila lutje është e pranuar? Cilët janë faktorët e pranimit, dhe cila është e pa pranuar, dhe pse shumica e njerëzve e lutin Zotin e tyre e ai nuk ua pranon, a do të thotë kjo se ata nuk janë të sinqertë, apo nuk i kanë plotësuar kushtet e pranimit.
Imami i mirënjohur Shejhu Muhamed Muteveli Shaëraviju na qetëson me përgjigje të bukur, na freskon gjoksin, na qetëson zemrat dhe na çliron mendjen duke thënë:
Disa njerëz i ngritin duart lart në qiell e luten por lutja nuk u pranohet, sepse Zoti i Lartmadhëruar i përgjigjet të mirës së robërve besimtarë. Ndonjëherë ose më mirë me thënë në shumicën e rasteve lutemi dhe kërkojmë atë që është e keqe dhe e dëmshme, edhe pse në shikim të parë dhe në pamjen e jashtme mendojmë se është e mirë, në të vërtetë do të na kishte shkatërruar, do të na kishte larguar nga Allahu dhe do të bëheshim arrogant ndërsa Allahu dëshiron të na ruaj dhe të na shpërblej në botën tjetër dhe të na jep më të mirën. E këtu veç është përgjigjja e lutjes dhe përputhshmëria e mëshirës se Zotit të Lartmadhëruar ndaj neve. Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Dhe, ndoshta e urreni ndonjë çështje (gjë), por faktikisht ajo është dobi në ju.” (EL-BEKARE, 216)
“Allahu e di e ju nuk e dini.” (EN-NURË, 19)
Ndonjëherë ne duam diçka në të cilën gjë Allahu ka vendos të keqen dhe dëmin e madh.
Shejh Shaëraviju tregon me rregull retorike dhe sqaron:
Duhet ta dini një çështje. Dashuria për një gjë apo urrejtja për një gjë tjetër nuk është e dobishme për ne. Ndoshta unë dua të kem shumë pasuri, mirëpo ajo pasuri më shpie në shkatërrim dhe në të keqe, ajo e keqe nuk është vetëm për në botën tjetër por edhe në këtë botë gjithashtu.
Këtë çështje Shejh Shaëraviju e sqaron duke thënë:
Në çdo apartman të bukur dhe në çdo pallat nuk ka jetë të lumtur, por përkundrazi ndoshta jeta më e palumtur është në ta.
Po cilit ia pranon Zoti lutjen?
Kjo është e qartë në Kur’anin fisnik në suretu “El-Enbija”, ku pas pranimit të lutjes se pejgamberëve Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Vërtetë ata kanë shpejtuar (garuar) në punë të mira dhe na janë lutur neve me frikë e shpresë dhe kanë qenë tepër të dëgjueshëm ndaj nesh.”
Kusht i pranimit të duas (Lutjes ) është shpejtimi (të bërit gara) në punë të mira, Zoti nuk ja pranon robit të keq i cili angazhohet në punë të këqija e ofendim sepse ai ashtu dëshiron me çrregullua sistemin e jetës.
Shpejtimi (të bërit gara) në punë të mira është pjesë e imanit dhe çështja më e rëndësishme pse? Sepse është imani (besimi) i shpërblimit në botën tjetër dhe me caktimin dhe fuqinë e Zotit të Lartmadhëruar kush shpejton në punë të mira i pranohet lutja.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”