NAMAZI DHE FALJA E TYRE PASI TË I KALOJË KOHA (NAMAZET KADA)
Është pyetur Imami i mirënjohur për faljen e namazit të cilit i kanë kaluar deri sa ka qenë i ri. Me i falë apo jo. Pra a me i falë kada dhe si me i falë ose si me i falë edhe sunetet, nafilet sepse ato janë borxh i kaluar (i hershëm). A nuk tolerohet mos me i falë për borxhin e hershëm?
Shejh Muhamed Muteveli esh-Shaëravi është përgjigj:
“Nuk ka dyshim, se sa i përket namazeve që nuk i ka falë fare në të kaluarën, sunetet nuk i falë fare, por pas çdo farzi të namazit të cilën e falë ia bashkëngjit edhe një farz të të njëjtës kohë, të cilën nuk e ke falë në të kaluarën. Patjetër duhet me falë namazin që nuk e ke falë më herët, sepse nuk ka arsyetim për mosfalje të namazit.
Nuk i shpëton Imamit të njohur pa treguar për dispozitën e namazit dhe lëshimin e namazit dhe si lënësi i namazit është dy llojesh:
- Njeriu i cili nuk e refuzon obligimin për faljen e namazit, pra e pranon, por për shkak të përtacisë, neglizhencës nuk e falë. Këtij përtaci i themi patjetër duhet të falesh.
- Ndërsa, njeriu i cili nuk falet dhe nuk e pranon obligimin e namazit fare ai është pabesimtarë.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”