FEMRA, TRASHËGIMIA DHE TESTAMENTI PËR TRASHËGIMTARIN
Një lexuese e gazetës “Livaul Islam” ka parashtruar një pyetje: Babi im ka ndërruar jetë kur i kam pasur pesë vite, e kam axhën (vëllanë e babës) Zoti e pastë mëshiruar i cili ka fëmijë, mirëpo gjyshja ime ende është gjallë. Mirëpo gjyshja ime, Zoti ia lehtësoftë asaj, të gjithë pasurinë ia ka bartë djalit të saj (Axhës tim) dhe nuk më jep asgjë nga trashëgimia e cila është e drejt legjitime e imja. A kam të drejtë të paraqes në gjyq për ta fituar të drejtën time, sepse ajo arsyetohet se ajo frikohet mos vallë nëna ime do të martohet me tjetërkënd.
Këtë pyetje ia parashtrova të nderuarit Shejhut Muhamed Muteveli Shaëravijut i cili u përgjigj:
Kjo vajzë nuk ka të drejtë trashëgimie, sepse axha i saj nuk ia ka lejuar këtë.
E pyeta Imamin: Edhe pse kjo vajzë ka qenë fëmijë i të vdekurit, a nuk ka hise?
I nderuari u përgjigj: Edhe nëse është fëmijë.
Imami i nderuar Muhamed Muteveli Shaëraviju vazhdoi:
Kjo vajzë nuk ka të drejtë të trashëgoj edhe nëse është fëmijë, por ajo ka të drejtë testamentin vaxhib, i cili nuk mundet me tejkaluar një të tretën, dhe ky testament është i kushtëzuar me qenë për trashëgimtarin. Kushtëzimi i testamentit të trashëgimtarit do të thotë që të gjithë trashëgimtarët me ra në dakord për atë testament.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”