KUSH VDES DHE KA VAXHIB AGJËRIMIN E PËRBETIMIT
Një grua i thotë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: Ka vdekur nëna ime, ndërsa ajo e ka pas vaxhib me agjëruar agjërimin e përbetimit.
Muhamedi a.s. i thotë: Çka mendon, po të kishte pasur nëna jote ndonjë borxh, a do t’ia kishe kryer.
Ajo i thotë: PO
Atëherë, agjëro për nënën tënde. (Mutefikun Alejhi)
Tranmeton Davudi se një grua ka hipur në anije dhe është përbetuar: Për Zotin, nëse Zoti e shpëton (prej rrezikut te detit) do të agjëroj një muaj. Pasi që Allahu e ka shpëtuar ajo nuk e ka agjëruar atë muaj derisa ka vdekur. Pastaj vajza e saj, apo motra e saj shkojnë te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i tregojnë rastin e saj. Ndërsa Muhamedi a.s. i ka urdhërua me agjëruar për të.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”