KTHEHU TE ZOTI YT
NJË PYETJE ME DY PËRGJIGJE
Sa i përket ndodhisë Isra dhe Miëraxhi, siç tregojnë transmetuesit, shejh Shaëraviju thotë:
Kur iu është bërë obligim namazi, pastaj Muhamedi a.s. ka kaluar pranë Musa a.s. kur ia tregon obligueshmërinë e namazit. Ai thotë: Kthehu te Zoti yt dhe kërko le të reduktohet (të lehtësohet). Kështu Muhamedi a.s. është kthye dy tri herë deri sa ka arrit në pesë namaze farze me shpërblime të pesëdhjetë kohëve. Për këtë kanë shkruar librat e udhëpërshkrimit të Muhamedit a.s. për këtë janë pajtuar pjesa dërmuese e fukahave, duke u bazua në mendimin e shumicës dhe transmetimeve të shumta. Mirëpo njëri prej dijetarëve më ka pyetur: Si është e mundur që Musa a.s. me thënë: “Kthehu te Zoti yt”. A do të thotë kjo se Zoti i Lartmadhëruar nuk ka qenë me ta sepse e dimë se ai është, gjendet në çdo vend. Ka qenë dashtë që më mirë me thanë: “Lute Allahun drejtpërdrejtë”, sepse fjalia “Kthehu te Ai” nënkupton se Ai nuk ka qenë aty saktësisht. Ndërsa Allahu është prezent në çdo vend dhe drita e Tij është e shpërndarë te të gjitha krijesat dhe në ekzistencën në përgjithësi. Këtë çështje ia parashtroi Sejid Xhemilë Imamit të mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëravijut i cili u përgjigj në mënyrë të mrekullueshme. “Kthehu te Zoti yt” nuk nënkupton vendin, por qëllimi është kthehu dhe analizoje çështjen të cilën e ke pranuar. Këtu pra: Kthimi te Allahu ka për qëllim kthehu në vet çështjen, analizoje çështjen. E nuk e ka për qëllim me u kthye në vendin e ekzistimit të Tij.
KOMENT I DR. SEJID XHEMILË
Sejid Xhemilë jep përgjigje tjetër ku thotë:
Kur Allahu dëshiron për ti falë ose për ta obliguar, ndonjë pejgamber prej pejgamberëve të tij, ose të Dërguar prej të Dërguarve të tij pa kurrfarë ndërmjetësimi apo pa e frymëzuar patjetër duhet t’i paraqitet. Ashtu siç iu ka paraqitur Musa a.s. në Turisina. Mëshira e Allahut për të gjithë njerëzimin që Ai mos me iu paraqitur atyre, sepse kur iu është paraqitur kodrës, kodra është bë copë e grimcë, po t’iu paraqitet njerëzve, të gjithë do të digjeshin nga drita e fortë e Allahut.
Para se t’i paraqitet Zoti i Lartmadhëruar ndonjë pejgamberi ose të Dërguari patjetër ai pejgamber duhet të kaloj në gjendje hyjnore, me u zhvesh nga cilësitë njerëzore, për tu përgatitë dhe për të qenë në gjendje për ta pranuar nga Allahu. Kështu ai shndërrohet në një gradë të lartë, jashtë kategorisë njerëzore. Me një fjalë: Në përgjithësi Allahu ekziston dhe është prezent në çdo vend dhe në të gjitha anët, por nuk paraqitet në çdo vend por në disa vende. Dhe kur Musa a.s. ka thënë: “Kthehu te Zoti yt” dhe kërko lehtësim për vete. Ka për qëllim kthehu te vendi ku të është paraqitur dhe ke folur me Të dhe kërko lehtësim.
Çështja është se ka dallim të madh në mes të ekzistimit të Tij në çdo vend dhe në mes të paraqitjes së Tij i cili është nder dhe respekt i atij të cilit iu është paraqitur. ALLAHU E DI MË SË MIRI.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”