DHE KUR IBRAHIMI NGRITI THEMELET E QABES

DHE KUR IBRAHIMI NGRITI THEMELET E QABES

 

Thuhet se Ibrahimi a.s. është ai i cili e ka ndërtuar Qaben, mirëpo disa thonë se Melekët e kanë ndërtuar Qabën.

 

Shejh Shaëraviju mendon se:

Shtëpia e Allahut, Qabja, është ndërtuar shumë e shumë kohë para Ibrahimit a.s., mirëpo Ibrahimi a.s. është ai i cili i ka ringritur themelet, saktësisht ai me të birin e tij, Ismailin.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe përkujto kur themelet e shtëpisë (së shenjtë – Qabes) i ka ngrit Ibrahimi dhe Ismaili.”

Fjala “I ka ngritur” ka kuptimin se, Qabja veç ka ekzistuar para asaj kohe, mirëpo ka ardhur Ibrahimi për ta rindërtuar, për të ngritur themelet përsëri.

 

KOMENT

 

Dhe duaja e tyre është: dëgjimi dhe shikimi për çdo kohë dhe çdo gjeneratë.

“O Zoti ynë! Na bën neve dyve muslimanë te Ti, po edhe pasardhësit tanë, bëji popull muslimanë te Ti, dhe na mëso rregullat e fesë sonë dhe na falë neve. Vërtetë Ti je Falës, i Mëshirshëm.”

Mrekulli artistike, fotografi e gjallë, e cila flet gjallërisht, shtëpia ka ekzistuar para Ibrahimit a.s., pse argumentet për këtë kemi fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:

“(Ibrahimi tha:) Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, te shtëpia jote e shenjtë…”(IBRAHIM, 37)

Pjesa e ajetit: “Te shtëpia jote e shenjtë”, ndajfolja e fundit na vërteton neve se shtëpia ka qenë derisa Ismaili a.s. ka qenë duke pi qumësht para se të rritej.

Po kjo është ashtu, Allahu e di më së miri.

 

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s