A SHPËRBLEHET NJERIU PËR MUNDIMET DHE VËSHTIRËSITË QË I PËRJETON NGA PROFESIONET (PUNIMET) E LEJUARA
Ka njerëz të cilët nuk kanë lumturi në jetë, jeta e tyre si shkak i punës së tyre është plot vështirësi e përplot mundime. Çfarë faji apo cili është mëkati i atij i cili pa dëshirën e tij jeton jetë të mundimshme si p.sh. Fëmiu i cili nuk ka një pjesë të trupit (si pankreasin) kështu që ai tërë jetën e tij duhet të marr infuzion, tërë jetën e tij prej fëmijërisë e deri në vdekje. Çfarë faji ka ai për të gjitha këto fatkeqësi dhe paaftësi, dhe këto që i ndodhin njeriut a janë çështje për të cilat Allahu do t’i shpërblej?
Imami i mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëeaviju thotë: Zoti i Lartmadhëruar dëshiron të na tërheq vëmendjen se çdo gjë çka ndodh prej Allahut të Lartmadhëruar dhe nuk është prej çështjeve që ka të drejt zgjedhjeje për njeriun, ajo goditje për besimtarin është hajr. Kjo është e theksuar qartë në ajetin fisnik ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Thuaj: nuk na godet asgjë neve pos atë që e ka shënuar për ne.” pra Zoti i Lartmadhëruar nuk ka thënë atë që e ka shënuar për shkak tonin. Fatkeqësia bie në dëm të njeriut e jo në dobi të tij, ndërsa fatmirësia bie në dobi të tij e jo në dëm të tij. Po ta kishte përdorur Zoti i Lartmadhëruar formën “mbi ne” (kundër nesh) atëherë do të kuptohej se çdo gjë çka ndodh është e dëmshme, por Zoti i Lartmadhëruar ka përdorë formën “për ne” pra është çështje që e ka llogaritë për ne. Kur Allahu dëshiron të na jep diçka, ndonjë herë ne me kandarin tonë e konsiderojmë se është e dëmshme, por në esencë ajo është e dobishme, pra ajo është për ne, e jo kundër nësh.
Anijen të cilën e ka shpërthyer robi i mirë e ka dëmtuar për ta mbrojtur dhe për ta siguruar mos me ra në dorën e kriminelit. Muri është ndërtuar, që popullatës së mallkuar të fshatit të mos i bjer në duar thesari i cili ka qenë pronë e dy fëmijëve jetim.
Lumturia në këtë botë është çështje e cila matet me kandarin e njeriut, mirëpo lumturia e vërtetë e botës tjetër është në fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar, dhe jep gjithçka posedon dhe mbetet duarthatë vetëm e vetëm për ta fituar lumturinë e vërtetë të cilën e ka përcaktuar Allahu i Lartmadhëruar për të.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”