A KONSIDEROHET MOSFALËSI PABESIMTAR
Namazi është bazë e fesë dhe shtyllë kryesore e tij. Namazi është obliguar me argument të qartë, ku Zoti i Lartmadhëruar thotë: “… dhe faleni namazin, e jepeni zekatin”. Mirëpo disa e kundërshtojnë dhe nuk e falin këtë detyrë obligative. Mirëpo pyetja jonë është: Lënësi i namazit a konsiderohet pabesimtarë?
Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë:
Namazi është shtylla kryesore për çdo besimtar, i cili nuk tolerohet të lihet pa marrë parasysh kushtet, rrethanat dhe situatën. Nëse nuk mundet të falet në këmbë, falet ulur, nëse jo ulur atëherë shtrirë, nëse nuk mundet shtrirë me lëvizje trupore atëherë vetëm me shenja dhe lëvizje të syve, nëse nuk mundet me lëvizje të syve atëherë vetëm me mendje, por duke i menduar pjesët e namazit në kokën e tij.
Pra namazi është çështje e domosdoshme, prej së cilës besimtari asnjëherë nuk guxon të shkëputet prej tij, për këtë arsye edhe namazi është shtyllë e islamit.
Lënësi i namazit është dy llojesh:
Lloji i parë: ai i cili nuk e pranon namazin si obligim prej Zotit dhe kundërshton Allahun ai person është pabesimtar.
Lloji i dyte: Shmanget prej namazit për shkak të përtacisë mirëpo ai e beson se namazi është shtyllë kryesore dhe obligim i tij para Allahut. Të tillët i urdhërojmë për t’u falur dhe t’i falë ato namaze të cilat nuk i kanë falë me parë.
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”