Dëmi nuk largohet me dëmtim
Kjo rregull ndërlidhet me rregullat tjera të Fikhut:
– Dëmi nuk lejohet me të njëjtin dëm.
– Dëmi nuk largohet me dëm më të madh dhe më të rëndë.
– Dëmi largohet me dëmtim më të lehtës si f.v.:
Mjeku e operon pacientin pasi që e di se dëmi i operacionit është më i lehtë në krahasim me dëmin të cilin e përjeton në rast mosoperimi.
Kjo rregull është përcaktim i rregullës dëmi largohet.
Shembull:
– Një dhomë e pronësojnë dy persona dhe njëri prej tyre dëshiron që dhoma të ndahet. Ajo dhomë nuk mund të ndahet për shkak të hapësirës së vogël, dhe ndarja e dhomës do ta bënte dhomën jofunksionale.
Pasiqë përgjysmimi shkakton dëm, e dëmi nuk largohet me dëmtim, andaj nuk gjykohet për përgjysmim, se atëherë humb funksionaliteti i dhomës, por gjykohet shitja e dhomës njërit prej pronarëve.
Edhe shitja është dëmtim, por dëmi është më i vogël, kështu që dëmi më i madh largohet me dëmin më të vogël.
– Nuk lejohet që dikush ta shpëtojë veten duke ia marrë ushqimin atij që po ashtu i nevojitet për ta shpëtuar jetën e tij.
– Askujt nuk i lejohet t’ia marrë rrobat tjetrit për t’i mbuluar pjesët e turpshme të trupit, në qoftë se edhe atij i nevojiten për t’i mbuluar pjesët e turpshme të trupit.
Dr. Musli Vërbani