Dallimi në mes të rregullave të Fikhut dhe të usuli Fikhut

Dr. Musli Vërbani

Dallimi në mes të rregullave të Fikhut dhe të usuli Fikhut

 

Është shumë e vështirë të vërehet dallimi në mes të rregullave të Fikhut dhe rregullave të Usuli Fikhut. Në shumë libra nuk mund të vërehet dallimi i tyre, kjo për shkak se ngjashmëria ndërmjet këtyre dy shkencave është shumë e madhe.

Dallimin në mes të rregullave të Usuli Fikhut dhe rregullave të Fikhut vërehet në tri aspekte, e ato janë :

 

E para:

 

– Shkenca e Usuli Fikhut merret me burimin e ligjeve dhe të argumenteve, merret me kategorizimin e argumenteve, merret me kushtet e argumenteve, vendosë programin se si të prodhohen rregullat.

– Në Krahasim me Fikhun, Usuli Fikhu është kandarë (peshore) për të nxjerrë argumentin e fortë nga argumentet tjera, ndërsa shkenca e rregullave të Fikhut është kandarë në mes të argumenteve dhe ligjeve.

– Shkenca e Usuli Fikhut është shkencë prej të cilës prodhohet ligji nga argumentet parësore. Temë e Usuli Fikhut është argumenti dhe ligji në të njëjtën kohë, si f.v.: Urdhri rezulton Farzin, Ndalesa rezulton Haramin, përderisa,

– rregullat e Fikhut janë çështje të tërësishme ose çështje të cilat kanë të bëjnë me çështje Fikhore dhe Fikhu gjithmonë merret me veprën e të ngarkuarit.

 

E dyta:

 

– Rregullat e Usuli Fikhut janë rregulla të cilat në tërësi gjejnë zbatim në të gjitha rastet, ndërsa,

– rregullat e Fikhut gjejnë zbatim në shumicën absolute të rasteve dhe jo në të gjitha rastet.

 

E treta:

 

– Rregullat e Fikhut ndërtohen mbi bazën e rregullave të Usuli Fikhut, sepse rregullat e Usulit janë të përpikta, ndërsa

sa i përket Rregullave e Fikhut:

– në disa prej rregullave pajtohen të gjithë dijetarët, ndërsa në disa tjera nuk pajtohen të gjithë dijetarët,

– disa rregulla janë të tërësishme pa përjashtim, në disa rregulla ka përjashtim prej rregullës.

 

Përfundim

– Ka prej rregullave që nëse e shikojmë nga këndvështrimi si argument i sheriatit, atëherë është rregull e Usuli Fikhut, ndërsa

– nëse e shikojmë rregullin nga këndvështrimi i veprës prej veprave të të ngarkuarit, atëherë është rregull e Fikhut.

Shembull rregulli: “Vështirësia imponon lehtësimin” është edhe rregull e Usuli Fikhut edhe rregull e Fikhut.

Kur është rregull e Usuli Fikhut?

Përderisa rregulli: “Vështirësia imponon lehtësimin” është argument për largimin e vështirësisë dhe është si argument i prerë, atëherë është rregull e Usuli Fikhut.

 

Kur është rregull e Fikhut?

Përderisa rregulli: “Vështirësia imponon lehtësimin” është prej ligjeve e cila është vendosur (aprovuar) për lehtësim dhe për largimin e vështirësisë, atëherë konsiderohet rregull e Fikhut.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s