ÇKA ËSHTË SUNET NË BARTJEN E XHENAZES

ÇKA ËSHTË SUNET NË BARTJEN E XHENAZES

 

Bartja e kufomës është farz kifaje, është vepër e mirë dhe nderim për të vdekurin.

Sunetet e bartjes dhe përcjelljes së xhenazes janë:

  1. Që i vdekuri të bartet nga 4 veta dhe të ecin nga dhjetë hapa e pastaj të ndërrohen.

Nëse është kufomë e fëmijës lejohet ta bartë vetëm njëri.

  1. Gjatë barjes është mirë të ecet me hapa të rëndomtë, por edhe të shpejtohet pak., sepse hadithin të cilin e transmeton Seid bin Musejeb nga Ebi Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:

Shpejtoni me xhenazen, sepse nëse është i mirë lum për atë ku e qoni, ndërsa nëse është e kundërta, shumë keq është ajo çka është mbi supet e juaja”.

(Buhariu, Muslimi dhe të tjerët)

  1. Sunet është të ecurit paralel dhe pas xhenazes sepse për këtë ka shpërblim (ndërsa lejohet edhe përpara).

Ebu Seid El-Hudriu r.a. transmeton se Muhamedi a.s. ka thënë:

Vizitoni të sëmurët dhe përcillni xhenazet, sepse kjo ua përkujton botën tjetër”.

(Ahrexhehu Ahmedi dhe Bezari)

Nuk ka të keqe për përcjellësin të hipë në mjet qarkullues apo në automjet nëse nuk mundet, por atëherë me qenë pas kufomës.

Lejohet kthimi pas përcjelljes së kufomës me mjet transportues apo kafshë.

Nuk prish punë nëse përcillet kufoma me automjet, por më mirë është në këmbë.

 

Kur të kthehet masa e tubuar, i vdekuri i dëgjon edhe të ecurit e tyre edhe këmbët e tyre të cilat e prekin tokën i dëgjon, sepse i vdekuri nuk e ka më aparaturën e dëgjimit-veshët, por e ka aparaturën e dëgjimit-shpirtin.

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s