Dr. Musli Vërbani
BORXHI DHE NAMAZI I XHENAZES
Aq rëndësi të madhe ka larja e borxhit për të vdekurin, sa që Muhamedi a.s. kur ua ka falur namazin e xhenazes muslimanëve se a i ka pasur ndokujt borxh dhe a i është larë borxhi, e nëse ndonjë i vdekur kishte ndonjë borxh, Muhamedi a.s. ka thënë:
Faljani ju namazin e xhenazes vëllait tuaj”
(Buhariu)
Pra me këtë Muhamedi a.s. u ka thënë tjerëve për t’ia falur namazin e xhenazes, por vetë nuk ka prezantuar në atë namaz, për t’i treguar muslimanëve rëndësinë e larjes së borxhit edhe për së gjalli, por edhe pas vdekjes, sa që në një hadith ka thënë:
Shpirti i besimtarit është i varur (në mes qiellit dhe tokës) deri sa t’i lahet borxhi”.
(Buhariu)